• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gëzimi i dikurshëm i Andrea Stefanit dhe mjerimi i gazetarisë ekonomike

by Shpëtim Luku
07/04/2023 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Edhe pse i kapluar nga trishtimi që sjell një sëmundje e rëndë, Andrea Stefani gjente dromca ngazëllimi teksa kryenim ritualin tonë të shëtitjes e bisedave.

“Gjëja më e mirë që kam bërë është se kuptova në kohë që gazetaria ekonomike nuk kishte të ardhme në Shqipëri. Kur shikoja se çfarë personash, me çfarë niveli mjeran dilnin në televizion për të bërë analiza politike, atëhere i thashë vetes “hidhu në këtë fushë”, më tha një ditë. Por ndërsa ai e kishte gjetur zgjidhjen dhe i gëzohej asaj mua, që preferova të qëndroj me stoicizëm në këtë sektor, më shfaqej para syve e gjithë problematika e kësaj lloj gazetarie ndër vite.

Nëse Shqipëria ka këtë polarizim të skajshëm social, ku një pakicë fare e vogël ka shumicën e të mirave materiale, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë, pakicën që mbetet si arritëm në këtë realitet? A arritëm nëpërmjet një procesi konkret, i cili duhet të përballej në vazhdimësi me oponencë e gazetarisë ekonomike?

Nëse Shqipëria ka qenë dhe mbetet ndër vendet më të korruptuara, a nuk duhej të ishte gazetaria ekonomike e aq më shumë gazetaria ekonomike investigative në ballë të luftës kundër tij?

Nëse Shqipëria është vendi ku paraja publike është grabitur në mënyrë sistematike nëpërmjet tenderave abuzues, a nuk duhet që gazetaria ekonomike të ishte denoncuesja kryesore e tyre. Me logjikë profesionale, me fakte e me kompetencë.

Nëse Shqipëria përballet sot me disa pasoja të mëdha sociale sikurse janë shpopullimi, emigrimi, mungesa e fuqisë punëtore, a nuk duhet që gazetaria ekonomike ti binte sirenave të alarmit atëhere kur duhej?! Pikërisht atëhere kur kishin filluar të gatuheshin probleme të tilla?

Nëse Shqipëria ka këtë nivel mjeran pensionesh, e në të ardhmen do të ketë edhe më shumë probleme me skemën e pensioneve, a nuk ishte detyra e gazetarisë ekonomike oponenca ndaj qeverive për lejimin masiv të punës së zezë, vjedhjes se kontributeve të sigurimeve shoqërore nga biznesmenë kriminelë ekonomikë? Nëse mashtrimi ndaj konsumatorit ka qenë e mbetet në nivele shqetësuese, a nuk duhej që gazetaria ekonomike të vazhdonte misionin e saj për të ndarë “grurin nga egjra”?

Dhe kështu mund të vazhdonim shumë gjatë duke sjellë shembuj e problematika. Po pse nuk është bërë kjo? Pra, pse ndërsa çdo veprim, çdo krim, çdo abuzim e mashtrim bëhet për para, gazetaria kundërvënë se nuk ka funksionuar pothuajse fare?! Përgjigja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë. Ajo duhet kërkuar tek fizionomia që ka patur e ka media shqiptare. Duke patur përgjithësisht pronarë biznesmenë, ajo më së shumti është konceptuar dhe përdorur si “armë” për të siguruar përfitime si biznesmenë.

Në formën e lejeve të ndryshme të ndërtimit, të evazionit fiskal, të tenderave, të “llokmave” në zonat turistike etj etj. Pra, nuk ka se si gazetaria ekonomike të jetë e zhvilluar, nuk ka se si gazetaria ekonomike të bëjë luftën e fortë ndaj fenomeneve që kanë krijuar e kalçifikuar këtë realitet të sotëm kur protagonistë të tyre janë ai tip biznesmeni që është ndërkohë edhe botues. A përmendet litari në shtëpinë e të varurit? Fundja, a të lejojnë t’a bësh një gjë të tillë?

Edhe pse sot refreni korrupsion, vjedhje, mashtrim duket sikur po zë vend përherë e më shumë nëpër portale të ndryshme, sërish nuk ka vend për optimizmin se po kthehet një gazetari e munguar dhe e kërkuar nga nevoja. Sepse në të shumtën e rasteve nuk bëhet fjalë për raportime profesionale e kompetente, por thjesht për përgojime, hamendësime  apo përcjellje akuzash politike që vetëm për interesa të publikut nuk bëhen.

Sepse gazetaria ekonomike e realizuar me kompetencë e përgjegjshmëri kërkon shumë punë e preokupim që duket luks i madh për redaksitë modeste të portaleve. Ndaj, duke patur parasysh nivelin ku ndodhet dhe vlerësimin e munguar të gazetarisë ekonomike kupton edhe më mirë ngazëllimin e dikurshëm të Andrea Stefanit, një gazetari të dedikuar dikur karshi kësaj gjinie gazetareske, të cilin sistemi mediatik nuk arriti t’a zhgënjejë e tradhëtoje.

Next Post
A do të rriten rrogat në privat? Ministrja: Absolutisht që do t’i tërheqim në këtë skemë

A do të rriten rrogat në privat? Ministrja: Absolutisht që do t’i tërheqim në këtë skemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In