• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anastasi u largua, tani të kthehet Fan Noli!

by Artur Zheji
07/02/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Zheji

Perëndia vendosi ta marrë kryepeshkopin Anastas. Personalisht uroj që të prehet në paqe dhe të jetë duke folur me ëngjëjt e Parajsës…

Porse shqiptarisht, mendoj që tani është koha të kthehet Imzot Fan Noli, në Kryevendin dhe në busullën e Krishterimit modern shqiptar.

Fan Noli ish dhe mbetet, Kryepeshkopi i panjollë dhe më i ndrituri shqiptar që aq shumë na deshi ne shqiptarët mosmirënjohës.

E them këtë, sepse në këto 35 vite të “mbretërimit” të kryepeshkopit Anastas, Fan Noli, Ati i madh dhe i shenjtë i krishterimit shqiptar, u bë çmos të harrohet dhe t’mos kujtohet në madhështinë e tij të ndritshme! Sado që u përpoqën Patriarkanat jo shqiptare, për të mitizuar dhe “shqiptarizuar” Anastasin e ndjerë, duke harruar përdhunshëm Yllin që nuk perëndon, Imzot Fan Nolin erudit, Bariun e madh të letrave shqipe, nuk besoj se ja dolën!

Elitat shqiptare nëse kemi ende të tilla, duhet që Fan Nolin ta rikthejnë në vëmendjen tonë kombëtare dhe në Kishën tonë ortodokse amtare.

At Fan Noli, sivëlla shpirtëror vetëm me Gjergj Fishtën, duhet të studiohet si kryekombas në shkollat tona tejet të shkombëtarizuara ku madhështia e Tij, kalohet përciptas me disa rreshta të përciptë!

Patriarkanat kanë një kujtesë shumë më të gjatë se popujt dhe kurrë nuk ia harruan Imzot Fan Nolit, që rithemeloi një Kishë ortodokse shqiptare të pavarur që kishte Kryet e vet në udhëheqjen shpirtërore të shqiptarëve.

Ndoshta fqinjët apo vëllezërit tanë grekë, mendojnë dhe besojnë se shqiptarët janë ca kope delesh të humbura nga vatha e Greqisë.

Ndërsa për të krishterët ortodoksë shqiptarë, qofshin në Shqipëri apo më të shumtët në Greqi, miliona Arvanitasit e tretur që të kuptohemi, bindja e fqinjëve tanë është e plotë: janë thjesht disa ish-grekë të çoroditur.

Në të vërtetë ky është një debat i madh historik dhe gjithmonë e më tepër gjuhësor në të cilën nuk dua të futem dhe nuk mund të futem.

Por, sigurisht si shqiptar, mbështes shkollat studimore që shqiptarët janë bashkëkohës të Aleksandrit të Madh dhe se Greqishtja e vjetër dhe Shqipja e vjetër janë dy gjuhë mrekullisht të ngjashme, për të mos thënë binjake të një Mëme të vetme.

Nëse lemë së paku tre katër mijë vite pas dhe të kthehemi në të sotmen, që nuk shqitet e nuk shqitet dot nga Periudha e Artë antike, mendoj se edhe i ndjeri Anastas ka besuar thellë thellë se po bënte një punë të vyer.
Ndoshta ai ka besuar se po bënte një punë të ndritshme: kthimin e deleve të humbura të besimtarëve të krishterë ortodoksë shqiptarë, në vathën e Kishës Ortodokse Greke. Dhe Athina zyrtare ishte fortlumturisht e interesuar që kjo të ndodhte, sepse shqiptarët ortodoksë në Shqipëri janë të shumtë në numër dhe të shquar së tepërmi në themelet e kulturës moderne shqiptare.

Dhe ata disa qindra e mijëra, jetojnë në trojet e tyre që dikush i quan Vorio-Epir, domethënë sipas po atyre, në një “zgjatim” përkohësisht të humbur të Greqisë. Në të vërtetë ky është një debat qindravjeçar dhe u ka marrë jetën me vrasje apo helmim shumë iluministëve shqiptarë, sidomos priftërinj të ndritçëm ortodoksë shqiptarë, që Kisha e sotme i ka “harruar” fare.

Këtu, më i ndrituri ndër të ndritëshmit, lartësohet Fan Noli, që mëvetësoi Kishën shqiptare, që përktheu Shekspirin për delet e Shqipërisë, që përktheu Servantesin e kryevepra të tjera si dhe shkroi poema të paharrueshme për delet e paditura të vendit tonë të atëhershëm.

Unë mendoj që sot, pas largimit të kryepeshkopit Anastas, Tirana zyrtare duhet të mbrojë qetësinë shpirtërore dhe arbërore të zgjedhjes së kryepeshkopit të ri, sipas kodeve të Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit.

Kryeministri greko-arvanitas, djali i Marikës arvanitase pra, zoti Mitsotaqis, e nderoi me hidhërim të sinqertë të ndjerin Anastas dhe mirë bëri, sepse forcoi së tepërmi dyshimet e shqiptarëve, që i ndjeri kryepeshkop, besonte se ne të krishterët shqiptarë, ishim dele të humbura.

Por ne e kemi Imzotin dhe Bariun tonë që nuk vdes kurrë!

Sepse gjykoj që eshtrat e Fan Nolit duhet ato së pari të jenë gur themeli i Kishës sonë autoqefale dhe Tirana zyrtare, duhet të ketë zë më të fortë në Tiranë se i nderuari greko-arvanitasi Mitsotaqis apo jo?

Një Komb pa Panteon liderash shpirtërorë që u kanë mësuar shqipen shqiptarëve, që i kanë bërë kulturalisht kryenaltë, do të vijojë të jetë një Komb delesh, sikundër na duan shumica e fqinjve tanë të dashur.

Figura e Fan Nolit, qëllimisht e harruar mund të Rilindë më në fund Kishën Ortodokse Shqiptare dhe jo vetëm!
Perëndia të më ndjejë nëse kam gabuar në këto rradhë, por besoj së tepërmi dhe me prova të katërcipta se Ilirët, Maqedhonasit, Epirotët, Spartanët apo Athinjotët kanë qenë degë të barabarta të një Trungu të stërlashtë.

E pra, me të drejtën e Zotit, që të ketë “pemën” e vet në altarin e popujve ndriçues të Qytetërimit Antik botëror.

Të drejtën shqiptare.

Next Post
“Fole gjarpërinjsh”, Trump në një mendje me Musk: Ta mbyllim USAID-in!

“Fole gjarpërinjsh”, Trump në një mendje me Musk: Ta mbyllim USAID-in!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Ndofta është hera e parë, që jam plotesisht në një mëndje me Zhejin….
    Le të shpresojmë që ta lexojë syri dhe ta degjojë veshi i zotit në këtë tokë……

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In