• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gërdeci, biznesi vdekjeprurës me 26 viktima i familjes Berisha”, gazetari: Shkëlzeni pronar “de facto”! SPAK është në fazën e…

by S T
10/12/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i biznesit të fishekëve të Gërdecit u rikthye në vëmendje nga ortaku i Efraim Diverolit, David Packouz. Në një dokumentar për median amerikane ish- zëvendës presidenti i kompanisë Amerikane “AEY”, foli për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregtinë e municioneve në Gërdec, si edhe rolin Shkëlzen Berishës dhe praninë e tij në takimin ku u negociuan çmimet e fishekëve.

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Report Tv ka komentuar këtë dëshmi të Packouz, por risolli në vëmendje edhe detaje të tjera nga masakra e Gërdecit, që sipas tij SPAK ka mjaftueshëm fakte në duar për të ngritur akuzë për Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin. Gazetari Doçi thotë se Shkëlzen Berisha ishte pronar de facto i biznesit vdekjeprurës në Gërdec, që u mori jetën 26 personave nga shpërthimi.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Doçi thotë se Gërdeci ishte biznes i familjes Berisha dhe ka qenë personalisht Shkëlzen Berisha që ka lobuar në 2007 për ta ngritur këtë biznes.

Gazetari Doç rendit telefonatat dhe takimet e Shkëlzen Berishës me ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Fatmir Mediun, madje edhe telefonatën e tyre pas shpërthimit të Gërdecit më 15 mars 2008.

Adriatik Doçi: Është një proces që është në fazë gjykimi, ku i pandehur është Mediu. Pritet që të ketë një vendim nga Gjykata e Shkallës së parë për fajësimin ose jo të Mediut. Ky vendim nuk e çon në burg, duhet një vendim i Apelit për të vendosur nëse Mediu do përfundojë si Meta pas hekurave apo do vazhdojë të bëjë foto me personazhe të ndryshme që kap në rrugë në SHBA për të ushtruar një lloj presioni ndaj SPAK dhe GJKKO. Ndërkohë ka një fraksion nga SPAK për të identifikuar persona të tjerë të pandëshkuar nga drejtësia. Pas një lufte të gjatë që kanë bërë denoncuesit dhe që ka shkuar nëpër gjykata, SPAK po heton rolin e Shkëlzenit dhe Berishës në Gërdec. Hetimi është njëra anë dhe konkluzionet e SPAK janë njëra anë, ndërkohë faktet dhe provat të bërë publike deri më sot dhe dëshmitë për implikimin e tyre janë një anë tjetër. Ka një grup faktesh, dëshmish, lidhje konkrete që konfirmojnë se Gërdeci si një biznes vdekjeprurës me 26 viktima, ishte një biznes i familje Berisha. Ishte një biznes i mirëfilltë me pronar de facto Shkëlzen Berishën. Roli është pronar de facto, ka lobuar për ta ngritur këtë biznes, ka marrë përfitime dhe pas shpërthimit janë kryer veprime për të fshehur gjurmët e familjes në këtë biznes siç ishte edhe mohimi i baxhanakut të Berishës që humbi jetën.

Kemi të faktuara hyrjet daljet e Shkëlzenit në zyrën e ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, janë të regjistruara, janë të regjistruara edhe telefonatat që ka bërë Shkëlzeni gjatë vitit 2007, kemi të dokumentuara në procesverbalin e qeverisë që në fund të vitit 2007. Mediu lobon te Berisha dhe fusin në rend dite çështjen ngritjes së fabrikës së vdekjes në gërdec. Më i painformuar është Ridvan Bode që kërkon të bëhet një tender, ndërkohë Mediu meqë e kishte paracaktuar me Shkëlzenin kompaninë që do kryente këtë proces, e kundërshton Ridvan Boden. Në fund futet në lojë Berisha që miraton versionin e Mediut, se ishte vendosur pazari me Shkëlzenin.

Në momentin e shpërthimit, Mediu i telefonon Shkëlzenit. Pse duhet ti telefonojë? Ishte ambulancë, ishte drejtor i spitalit ushtarak. Në momentin e shpërthimit ai mund të thotë që edhe i kam telefonuar për të luajtur kalceto, por nëse publiku beson që në këtë situatë të tillë, do i kishte telefonuar që i dhimbte barku dikujt nga anëtarët të familjes. Kjo është alibi fyese për publikun dhe SPAK.

Po Delijorgji që i telefonin direkt Shkëlzenit. Kemi shefin e shtabit, Luan Hoxha që ka deklaruar në ambasadën e SHBA që Berisha i ka bërë presion që të sjellë sa më shumë municione. Kemi Trebickën që ka denoncuar publikisht implikimin e Shkëlzenit dhe ka kërcënuar që do tregonte lidhje të tjera me këtë biznes dhe çuditërisht Trebicka humb jetën në rrethana tejet të dyshimta. Kemi përfaqësues të kompanisë amerikane që kanë deklaruar implikimin dhe lidhjet e Shkëlzenit në Gërdec. Faksi i Aldo Bumçit që thotë është për Shkëlzenin dhe shumë prova të tjera që janë sot në duart e prokurorëve të SPAK, do ishin të mjaftueshme këto prova që ndaj Shkëlzen Berishës dhe Sali Berishës, SPAK të ngrejë akuzë për Gërdecin.

Next Post
E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari gjendet pa jetë në banesë, dyshohet se…

Aksident në Lushnje, 30-vjeçarja e përplas me automjet, përfundon në spital në gjendje të rëndë i moshuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

Ky është pasagjeri 30 vjeçar i zhdukur pas aksidentit në Klos! Pas rënies së makinës në përrua u braktis nga shoku i tij… FOTO-VIDEO 

January 10, 2026
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Përshtatën banesën si “shtëpi bari” duke vjedhur energji/ Sekuestrohet lënda narkotike, pranga 49 vjeçarit…

January 10, 2026
VIDEO / Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse…

VIDEO / Gjadri: Berisha u përpoq të privatizonte Kaskadën e Drinit! Do të ishte katastrofë nëse…

January 10, 2026
VIDEO – Iran, protesta të fuqishme/ Më shumë se 50 të vrarë, hiqet interneti! Ja kush i kërkon Trump që të ndërhyjë..

PD reagon për protestat në Iran: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike

January 10, 2026
Ditëlindja e Presidentit të SHBA/ Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e takimit të ardhshëm të G7-ës

Ditëlindja e Presidentit të SHBA/ Macron i plotëson ‘tekat’ Trumpit, ndryshon datën e takimit të ardhshëm të G7-ës

January 10, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

VIDEO – Kurbin, përfshihet nga flakët servisi, digjen goma dhe dy automjete (DETAJET)

January 10, 2026
Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

Situata nga reshjet, 266 hektarë tokë ende nën ujë në Shkodër/ Rruga për në Obot e kalueshme vetëm me mjete të larta

January 10, 2026
Moti i keq në qarkun e Durrësit, gjithsej 848 banorë të evakuuar/ 2800 ha tokë në Sukth ende të përmbytura

Moti i keq në qarkun e Durrësit, gjithsej 848 banorë të evakuuar/ 2800 ha tokë në Sukth ende të përmbytura

January 10, 2026
Parashikimi i motit../ Edhe sot do të ketë reshje shiu dhe stuhi bore

Parashikimi i motit../ Edhe sot do të ketë reshje shiu dhe stuhi bore

January 10, 2026
Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In