• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta’, Berisha: Rama manipulon faktet. Shqipëria nuk plotëson kriteret për në BE

by A R
17/05/2026 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për manipulim të fakteve dhe përhapje të gënjeshtrave të përsëritura.

Berisha tha se sipas vlerësimeve ndërkombëtare për tenderat publikë, ‘Shqipëria ka shënuar rënie të ndjeshme në transparencë dhe standarde’, ndërsa ngriti akuza për ‘përfitime të paligjshme nga persona të lidhur me kryeministrin’.

Lideri demokrat hodhi poshtë pretendimet e Ramës për mungesë kontaktesh historike me Rusinë, duke deklaruar se kanë ekzistuar disa vizita zyrtare ndër vite.

Sa i përket integrimit europian, Berisha theksoi se ‘opozita e mbështet procesin për arsye gjeopolitike, por Shqipëria nuk plotëson kriteret për anëtarësim. Ai shtoi se rezoluta e miratuar në Kuvend nuk përmban vlerësime për qeverinë, por vetëm kërkesa dhe detyrime në kuadër të procesit integrues’.

Video-mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Sot përsëri në monologun e tij të së dielës, Edi Rama lëshoi serialin e gënjeshtrave dhe trillimeve. Kështu, pasi u damkos nga institucioni i Tender Europe, i cili në vlerësimet e tenderave në 38 vende gjeti se Shqipëria kishte një rënie dramatike nga viti 2010 gjer në vitin 2026, nga 80 pikë që kishte në vitin 2010-2013, bie në 64 pikë në vitin 2026 dhe secili nga ju mund të shohë këtë grafik të këtij institucioni. Përveç kësaj, Europe Tender gjen se transparenca ka rënë në 50 pikë dhe dramatike është se flamujt e kuq kanë 40% të tenderave dhe në këtë kontekst rikujtoj këtu se është baxhanaku i Edi Ramës që ka fituar qindra tendera sekrete në kundërshtim me ligjin dhe vetëm në një vit ka marrë 800 transaksione pagesa nga thesari i shtetit. Pra, një gënjeshtër sa më shumë të përsëritet bëhet aq më e zezë dhe nuk bëhet e vërtetë. Së dyti, në monologun e tij, ai u ndal tek një konferencë e zhvilluar në Talin, ku në mënyrën më të papërgjegjshme krahasoi, pa u skuqur, pa u zverdhur shqiptarët me talebanët, duke u përpjekur të jetë interesant se shqiptarët janë në besimin e tyre të perëndimit si talebanët e Europës. Asgjë s’i lidh shqiptarët me talebanët. Nuk i lidh as e shkuara, as besimi i tyre, as politika dhe asgjë tjetër. Ata janë një organizatë terroriste e damkosur dhe krahasimi i kombit tënd me një organizatë si ajo, të tregon se je një njeri i shpërlarë, që je i gatshëm të thuash çdo fjalë për t’u bërë interesant. Po në këtë konferencë, mori përgjigjen që meriton, lideri apo për të mos thënë budallai global. Moderuesi i konferencës hodhi poshtë tezat e tij, këshillat e tij për Europën dhe kjo hedhje poshtë u duartrokit nga audienca, çka e nervozoi shumë Edi Ramën dhe harroi se është një konferencë ndërkombëtare, filloi të thotë se nuk kam thënë këtë apo atë. Përveç kësaj, po në këtë konferencë, përsëriti gënjeshtrën e tij banale se nga vitet ’60 gjer sot nga Shqipëria dhe Rusia nuk kanë patur asnjë shkëmbim vizite, në një kohë kur kanë qenë të paktën mbi 12 vizita, ndër të cilat të niveleve president, kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe vetë Sergei Lavrov, në vitin 2004, ka ardhur në Shqipëri dhe ka iniciuar me Partinë e Edi Ramës traktatin e miqësisë. Në monologun e tij, ndër të tjera, u ndal dhe tek rezoluta që u votua në parlament, duke pretenduar se opozita e votoi pasi konstatoi se po zhbllokohet IBAR. E vërteta është se, opozita ka një tezë nga e cila nuk lëviz, se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik nuk plotëson absolutisht asnjë kriter për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por opozita e mbështet këtë proces si një proces të diktuar nga gjeopolitika dhe kurrë ndonjëherë nuk ka menduar dhe nuk mendon të bllokojë procesin. Rezoluta nga alfa tek omega nuk ka asnjë fjalë vlerësimi për punën e qeverisë apo të parlamentit, por thjesht rreshton kërkesat dhe detyrat të domosdoshme për procesin e integrimit.

Next Post
Hoxha: Diaspora shqiptare në Rumani, urë e çmuar për identitetin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Hoxha: Diaspora shqiptare në Rumani, urë e çmuar për identitetin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

“Terminal, Vini re!” mbyll Javën e Europës, Gonzato: Shqiptarët po kontribuojnë në vend

May 17, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Netanyahu paralajmëron tensione me Iranin, sot bisedë me Trump, Izraeli “gati për çdo skenar”

May 17, 2026
“Shqipja është identiteti ynë”, Bebe Rexha ngre zërin për shqiptarët në RMV

“Shqipja është identiteti ynë”, Bebe Rexha ngre zërin për shqiptarët në RMV

May 17, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Një mikro-analizë e kursit të shkëmbimit valutor

May 17, 2026
Nga argjendaria e Kamzës u grabitën rreth 900 mijë lekë bizhu, del foto e autorëve

Nga argjendaria e Kamzës u grabitën rreth 900 mijë lekë bizhu, del foto e autorëve

May 17, 2026
Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

Lëvizje e fortë në Palestinë, djali i Abbasit futet në elitën drejtuese të Fatah-ut

May 17, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Shoferët e moshës 25-30 vjeç janë më agresivët në rrugë

May 17, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Ndryshime në “paqen fiskale”, ekspertët: Udhëzimi i ka përjashtuar bizneset e vogla

May 17, 2026
Hoxha: Diaspora shqiptare në Rumani, urë e çmuar për identitetin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Hoxha: Diaspora shqiptare në Rumani, urë e çmuar për identitetin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë

May 17, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

‘Gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta’, Berisha: Rama manipulon faktet. Shqipëria nuk plotëson kriteret për në BE

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In