• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gënjeshtrat “gjermane” të Lulzim Bashës

by Mero Baze
03/06/2019 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dje në mesnatë pasi mbaroi së hedhuri kapsolla e fishekjzarrë mbi policë, dhe pasi caktoi datën e protestës tjetër, Lulzim Basha u nis për në Rinas. Kishte mbledhur një rreth njerëzish të besuar të tij dhe për ti qetësuar që qëllimi u arrit, i ka “informuar” se po ikën në Gjermani, pasi Kancelarja Merkel po përgatit Marrëveshjen me Edi Ramën .

Pastaj ata si të besuar që nuk do tia tregojnë askujt ja përcollën rrethit të tyre të besuar, e kështu vala e “misionit gjerman” të Luzlim Bashës filloi të kthehet në “shpresë”.

Po përse i duhen gënjeshtrat me gjerman , partizanit revolucionar Lulzim Basha?

Në izolimin më të egër ndërkombëtar që ka pasur ndonjë here opozita në Shqipëri, Lulzim Basha si për çdo gjë që gënjen veten dhe këtë rradhë e ka gjetur zgjidhjen. I ka nja katër lobistë gjerman që i mban me kontrata informale, të cilët praktikisht janë kthyer në një redaksi lajmesh banale që prodhojnë lajme të rreme jo vetëm për Shqipërinë, por sidomos për opozitën, duke e mbajtur me shpresa të kota.

Njërin që e mban në Tiranë quhet Martin Henze, dhe herë e paraqesin si këshilltar të Merkelit, herë si këshilltar ekonomik të CDU, dhe ansjë here në punën e  vërtet që bën si lobist I PD. Ai ka një tëiter me një 400 ndjekës, dhe poston foto nga luftërat në botë dhe në rajon, në Kosovë, dhe gjithkund tjetër, ku ka pamje dramatike shkatërimesh, fëmijë të mbetur pa prindër, njerëz që përdhunohen dhe ua vë diciturën “Shqipëria sot”. Pastja e shoqëron me një foto optimiste të Lulzim Bashës.

Disa të tjerë që kanë dhe funksione politike vërtet në CDU bëjnë sikur janë angazhuar për një marrëveshje për shtyrje zgjedhjesh apo takime të Bashës në Gjermani.

Mjaftoi një deputet tjetër I CDU ti përgënjeshtronte të gjitha këto dhe të merej vesh qart, se flitet thjeshtë për një grup lobistësh të Lulzim Bashës, të vetmit që i kanë mbetur si punëtorë me mëditje në këto kohë të vështira për të.

Por dhe ata duket se e kanë të vështirë punën që kanë marrë përsipër, ngaqë ata shpesh besojnë dhe gënjeshtrat e Bashës, dhe kështu duke mbrtjur gënjeshtrat e tij, e dëmtojnë më keq.

Rasti më tipik ishte ai I deputetit  gjerman të CDU/CSU, Johann David Ëadephul, një mik I këtij lobistit në Tiranë Martin Henze, I cili pati dhe një intervistë të ashpër shumë pretencioze, ku thoshte se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht ndaj nuk e meriton integrimin. Dhe e ishte fjalën se Shqipëria nuk ka ngritur SPAK, nuk ka përfunduar Veting dhe nuk ka ngritur Gjykatën Kushtetuese.  Kjo deklaartë realisht për Berishën dhe Bashën, është më e keqe se deklaratat e atyre që e sulmojnë opozitën. Kjo ndodh se zoti Ëadephul, duke besuar gënjeshtrat e Bashës praktikisht ka deklaruar atë që Basha dhe Berisha nuk duan dhe arsyen për të cilën ata po hyjnë në luftë.

Po ta kërkoj një zyrtar  PD atë q ëka kaërkuar zoti Ëadephul, me siguri e përjashtojnë nga PD.

Pra dhe në këtë pikpamje, dhe partizani më I zjarrtë I Bashës e Berishës, duke mos ditur hallin real të tyre, në fakt u bën gropën me mbrojtjen që u bën.

Kjo sepse Lulzim  Basha është si ata të pandehurit, që në vend të gënjejnë gjyktën, gënjejnë avokatin, dhe avokati mendon se vërtet ai do SPAK dhe Vetingun dhe këkron me forcë at që Basha lufton me forcë.

Por le të ngelemi tek gënjeshtrat gjermane të Bashës. Udhëtimi I tij në Gjermani për të takuar lobistët e vet është thjeshtë një mënyrë për ti shtyrë gënjeshtrat deri më 30 Qershor. Thashethemet e tij se do ketë marrëveshje e do shtyhen zgjedhjet, janë një mënyrë që ta kalojnë dhe këto katër javë, duke ëndërruar marrëveshje e duke hedhur molotov. Pastaj të bëhet çtë bëhet.

Një opozitë që ka qartazi kundër gjithë faktorin perëndimor, që nga Bashkimi Evropian deri në SHBA , që ka kundër cdo ambasador të Perëndimit në Shqipëri që ka kundër shefin e NATO dhe çdo kryeministër të Perëndimit, bëhet qesharake kur shpall si opsion, përçarjen e Perëndimit me disa lobistë. Milosheviçi sia japt arritdot duke pasur dhe kryemisnitra me vete hde jo disa lobistë.

Kështu kishte më 97 Berisha më shumë se Basha dhe pa lek fare. Ishte Grosruk në Austri, I cili akoma është gati ta bëj, ishte Leni Fisher në Gjermani, biles kishte dhe James Trafikantin në SHBA( Këta ja arrestuan më vonë), por thjesht bëhej qeshark , pa paguar ndonjë lek. Qesharak duke paguar para, vetëm Lulzim Basha mund të bëhet. Duke gënjeyer veten dhe të vetët.

Next Post
Makinat marrin para këmbësorët në Tiranë e Lezhë, plagosen dy vajza

Plagosi 15-vjeçarin në Kukës, arrestohet pas dy ditësh autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

Goditet trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri, kuksiani kapet në Maminas, në pranga dhe shoqëruesja nga Prizreni! Arsenali dyshohet për grupet kriminale

August 15, 2026
Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

Fluks e radhë të gjata edhe në pikën e Qafë-Botës, 10 mijë hyrje-dalje në kufiri, pala greke punon vetëm me 2 sportele

August 15, 2026
Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

Rekord në Argjentinë, gruaja më e moshuar sjell në jetë fëmijë në moshën 62-vjeçe! Mesazhi prekës: Mos u dorëzoni!

August 15, 2026
Pse nuk mësuam nga ebola?!

Ebola po kthehet në epidemi të rrezikshme dhe po kërcënon Botën, mbi 2 mijë viktima në Kongo! OKB dhe OBSH japin alarmin

August 15, 2026
DETAJET/ Dasma e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pati vetëm 4 të ftuar! Ja çfarë parashikon kontrata paramartesore që nënshkruan

DETAJET/ Dasma e Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pati vetëm 4 të ftuar! Ja çfarë parashikon kontrata paramartesore që nënshkruan

August 15, 2026
VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

VIDEO/ Spanja goditet nga katër tërmete radhazi, panik te popullata, njerëzit dalin në rrugë nga frika! Nuk raportohet për viktima

August 15, 2026
Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

Atletiko e Madridit bën goditjen e merkatos së verës, prezanton nënkampionin e botës!

August 15, 2026
Zjarret në Krujë, normalizohet situata dhe izolohen vatrat në Abaze e Zidoll

Zjarret në Krujë, normalizohet situata dhe izolohen vatrat në Abaze e Zidoll

August 15, 2026
Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

August 15, 2026
Masakër me 6 të vrarë në Michigan të SHBA-ve, autori gjendet i vdekur brenda një makine!

Masakër me 6 të vrarë në Michigan të SHBA-ve, autori gjendet i vdekur brenda një makine!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com