• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazment Bardhi, në sintoni me kë?

by Ardi Stefa
21/09/2025 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Seanca e fundit parlamentare ishte një shfaqje e vogël, por me domethënie të madhe.

20 minuta show, vetëm 8 minuta diskutime, incidente dhe qeveria kalon pa debat, pyetje dhe diskutime, programin e saj qeverisës.
Ambasadorët në llozha me fytyra të prishura zënë kokat me duar.

As eksperimenti “Diella”, as mungesa e debatit parlamentar, as incidentet banale, as fjalori i ashpër, as Kushtetuta e hedhur në ajër dhe votimi për një program që nuk u paraqit, pra, absolutisht asgjë, nuk ishte dhe nuk është në përputhje me procedurën, etikën, rregulloren dhe normat kushtetuese. Kjo është “Miracle of freedom”…

Në politikë, gjithmonë pyetja më e rëndësishme është: “Me kë je?”. Në rastin e Gazment Bardhit, përgjigjja është gjithnjë e mjegullt: sot me njërin, nesër me tjetrin, pasnesër me askënd. Seanca e fundit parlamentare e tregoi këtë më qartë se kurrë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u hodh në skenë me shumë zhurmë, rrëmujë dhe ndërhyrje, përpara se në sallë të hynte Sali Berisha e të merrte fjalën. Protagonist dhe trim i çartur. Një moment që nuk i shpëtoi askujt që merr erë nga politika është jo pretendimi se opozita u soll ashtu siç duhej të sillej, por që G. Bardhi nuk është më në të njëjtin linjë me Berishën. Të paktën jo në atë sintoni të plotë, për të cilën ai vetë shpesh ka deklaruar se është.

Atëherë me cilin është në sintoni “i emëruari” si kryetar i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi?

Me grupin parlamentar demokrat, të cilin nuk e mblodhi dhe të diskutonin strategjinë në një seancë e cilëa duhet të ishte maratonë dhe të diskutohej për gjithçka dhe në mënyrë të plotë, pasi vetëm në dy seanca deputetët kanë mundësi të pafundme për pyetje e debat: kur diskutohet programi i qeverisë dhe kur diskutohet buxheti?

As buxheti vjet u diskutua, as programi qeverisës sivjet.

Gaz Bardhi si trim me fletë që është, nga ata burra që mbajnë mjekër që të duken burra, kreu edhe një vepër penale, goditi me Kushtetutë një koleg, (kryeministrin) dhe pastaj me rregulloren e Kuvendit.

Ndërkohë, qeveria vijoi punën me indiferencë të plotë. Programi i saj kaloi në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, pa debat, pa kundërshtim serioz dhe me një opozitë të zënë me shfaqje të brendshme.

Seanca u mbyll dhe Edi Rama fitoi edhe një raund tjetër të ndeshjes pa mundim.

Një foto e qartë e asaj që ndodh prej kohësh: një opozitë e përçarë, e papërgatitur dhe e paqartë për strategjinë e saj. Një opozitë që me enturazhin që ka e meritonte humbjen në 11 maj.

Nëse Bardhi nuk është në linjë me Berishën, atëherë me kë është? Me Bashën nuk është, me grupin tjetër as nuk shihet, dhe me Berishën duket se po ndan më shumë mosbesim sesa vizion. Ky “askund” politik e bën të pamundur që demokratët të kenë një opozitë të organizuar, pa folur për shpresën për pushtet. Por pikërisht ky “askund” dëshmon qartë pazarin në kurriz të demokratëve. Pazarin që bëjnë një kastë “opozitarësh” të pasur, arrogantë, të gjithëpushtetshëm, por me mungesë aspiratat, parimesh, mungesë respekti për “Europën”, shtetin, imazhin, demokracinë, Kushtetutën dhe Tjetrin.

E vërteta është se G. Bardhi nuk duket se është më as me Berishën, as me Bashën, as me ndonjë grup tjetër. Ai është një udhëtar i përhershëm politik, që shkon drejt asgjësë me bindjen se po shkon drejt lavdisë.

Me këtë kastë politikanësh, PD duket se ka humbur jo vetëm gjuhën e përbashkët, por edhe aftësinë për të sfiduar seriozisht qeverinë. Ndërsa Rama bën ligjin në 25 minuta, demokratët vazhdojnë të harxhojnë orë të tëra duke mos gjetur dot se kush është me kë dhe kush udhëheq kë.

E thënë troç: me këtë opozitë, pushteti nuk vjen më për PD.

Gazment Bardhi është vetëm një nga simptomat e një sëmundjeje më të madhe që e ka kapur PD-në.

Next Post
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjedi në Tropojë, 4 persona bien në kontakt me energjinë elektrike, njëri humb jetën! Tre të tjerët në spital, të panjohura rrethanat

September 8, 2026
Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

“Do shqyrtohet më 17 shtator në Kuvend!”- Pagat e magjistratëve, Balla ironizon Opozitën: U ‘digjet barku’ për gjyqtarët, por i shajnë me “libër shtëpie”

September 8, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

September 8, 2026
Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

Alarmi rus, forcohet mbrojtja e krahut lindor të NATO-s, Polonia inauguron qendrën e re!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com