• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarja zbulon axhendën e Ohrit dhe tregon se çfarë i tha ambasadori amerikan për “Ballkanin e Hapur”: Lavrov po gënjen

by Java News
08/06/2022 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e Abc, Linda Karadaku, ka udhëtuar drejt Ohrit, ku ditën e nesërme pritet të zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”.

Në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Karadaku tha se risia këtë herë është se të pranishëm një takim janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç, si dhe ai i Bosnje Hercegovinës, pavarësisht se ndodhen aty vetëm në rolin e vëzhguesit.

Sa i përket deklaratave të bëra nga ministri rus Sergei Lavrov, se “Ballkani i Hapur” është një nisme serbe dhe se ai e mbështet atë, Karadaku tha se në takimin që pati me ambasadorin amerikan në Beograd, ky i fundit është shprehur se deklarata e Lavrov nuk janë të vërteta, janë thjeshtë sarkastike.

Ndërkohë Karadaku theksoi se edhe në këtë takim nuk ka asnjë përfaqësues të Kosovës, duke shtuar se në rast se vijon të mbetet kështu, Kosova rrezikon të izolohet jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Jemi në Ohër ku tashmë kemi parë që të gjithë drejtuesit e lartë të vendeve të Ballkanit që nuk janë anëtarë të BE-së, por janë në rrugë për tu bërë anëtarë, kanë mbërritur këtu. Ka mbërritur i pari Vuçiç, pastaj Abzaoviç, Rama dhe kryeministri i Bosnjës. Të gjithë janë këtu, përveç Kosovës e cila ka një qëndrim të qartë që është kundër “Ballkanit të Hapur”. Ndërkohë pritet që pas darkës ku liderët kanë shkuar, pritet të nënshkruhen katër marrëveshje, që kanë të bëjmë me arsimin, bashkëpunimin kulturor, çështje ekonomike dhe kanë të bëjnë gjithashtu me turizmin që është një fushë shumë e rëndësishme për të gjitha vendet e rajonit.

Xhokaxhi: Dritan Abazoviç dhe kryeministri i Bosnjës janë në pozicion vëzhgues?

Karadaku: Qoftë Tegeltia qoftë Abazoviç, janë të dy të ftuar nuk janë anëtarë. Ajo që ishte jo e pazakontë por e re, është pjesëmarrja qoftë e Malit të Zi qoftë e Bosnjë Hercegovinës. Në vendet respektive janë kundër Ballkanit të Hapur. Në Malin e Zi presidenti është kundër, edhe në Bosnje e njëjta gjë. Por pjesëmarrja e dy kryeministrave tregon që ka një lloj mbështetjeje. Para Ballkanit të Hapur patëm një deklaratë të ministrit rus Lavrov, i cili tha se ishte pro Ballkanit të Hapur dhe ishte një nismë serbe. Kjo ishte një goditje shumë e fortë. I pranishëm në këtë takimi ishte dhe ambasadori amerikan në Beograd, ai tha se jam këtu për të mbështetur nismat. E pyeta se edhe ju e mbështesni Ballkanin e Hapur, edhe Lavrov, më tha se Lavrov nuk e do Ballkanin e Hapur, ai është thjeshtë sarkastik.

g.kosovari

Next Post
Shenjat e Horoskopit që janë më xheloze për partnerin e tyre

“Një surprizë ju pret këtë të mërkurë”/ Mësoni parashikimin e yjeve për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
Lirohen 100 milionë fuçi nafte, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7-ës: Shmanget ndalimi i eksporteve dhe koordinimi për rezervat

Von der Leyen në Tiranë, Muçi: Shqipëria rrezikon të jetë anëtare e kategorisë së dytë të BE

October 2, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

October 2, 2026
Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com