• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetarja kryen marrëdhënie seksuale duke regjistruar intervistën: Është pjesë e punës time

by A R
30/05/2021 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gazetare daneze ka bërë bujë pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie seksuale. Ky raportim i tillë shkaktoi sensacion tek publiku, duke marrë kritika, por edhe mesazhe mbështetjeje.

Louise Fischer nga Danimarka shkoi në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar për këtë aktivitet pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid.

Gazetarja 26-vjeçare thotë se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal seksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Në materialin audio që e ka shpërndarë vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie seksuale.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë, raporton “Daily Mail”. Louise Fischer tha se kaloi disa orë në lokalin e seksit, por materiali audio është vetëm disa minuta.

Gazetarja u shpreh se nuk e kishte planifikuar që të bënte seks gjatë intervistës, por shtoi duke thënë: “Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë. Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Por gazetarja shtoi se ka marrë edhe shumë mesazhe mbështetëse, që e kanë cilësuar si guximtare dhe gazetare të mirë.

Next Post
Epike/ Erion Braçe ka një kërkesë për futbollistët: Paratë nga ndeshja jepini për fushën e “Air Albania”

350 mijë lekë një drekë me peshk, zv.Kryeministri skandalizohet nga fatura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

VIDEO/ Braçe ‘përplaset’ me Shehajn në Kuvend: Hajdut i vogël, je i vogël në gjithçka!

April 16, 2026
Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

Evropa përballet me rrezik mungese karburanti për avionë?

April 16, 2026
Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

April 16, 2026
Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

Karakaçi: Porto Romano projekt gjeostrategjik. OSHEE ka investuar 32 milionë euro në 4 qarqe të veriut

April 16, 2026
Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

Izraeli dhe Libani bien dakord për armëpushim 10-ditor

April 16, 2026
Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

Takimi me Melonin, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

April 16, 2026
Irani propozon kalimin e anijeve nëpërmjet anës së Omanit në Ngushticën e Hormuzit

Irani propozon kalimin e anijeve nëpërmjet anës së Omanit në Ngushticën e Hormuzit

April 16, 2026
Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron Iranin: Sulme edhe më të dhimbshme nëse refuzoni propozimin e SHBA-ve!

Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron Iranin: Sulme edhe më të dhimbshme nëse refuzoni propozimin e SHBA-ve!

April 16, 2026
Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

April 16, 2026
Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e afërmja:Ishin të zverdhur dhe pa puls, nuk i shpëtova dot

Babai dhe dy fëmijët humbën jetën nga zjarri, flet e afërmja:Ishin të zverdhur dhe pa puls, nuk i shpëtova dot

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In