• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazetari britanik: Shqipëria po kthehet në një vend për të pasurit, dyshoj se po shpopullohet me qëllim

by Java News
01/11/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy gazetarë britanikë në televizionin GB News në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar panoramën sesi portreti i shqiptarëve është pikturuar në shoqërinë britanike.

Gazetari Kelvin MacKenzie komentoi lajmin se Britania e Madhe do t’i japë Shqipërisë miliona për të ndaluar emigrantët që të mos lëvizin nga vendi duke e kundërshtuar me faktin se tashmë vendi i tyre duhet të veprojë ashpër për të ndaluar prurjet shqiptare.

MacKenzie flet për një plan nga politikanët për të shpopulluar Shqipërinë që sipas tij ka resurse të pafundme në mënyrë që vendi të ngelet një tokë veç për të pasurit. Biseda mes tyre tregon edhe racizmin britanik ndaj shqiptarëve që i përshkruajnë si njerëz djallëzorë, të paftuar, por inteligjentë.

Kelvin MacKenzie: Është fakt interesant për Shqipërinë se në 30 vitet e fundit, njerëzit që nuk e duan Shqipërinë, janë shqiptarët. Ata janë duke e braktisur vendin për vite, tani janë ndoshta 2.7 milionë ose 2.8 milionë të ngelur. Dhe ata tani janë duke ardhur te ne. Dyshoj se Shqipëria do të shpopullohet me qëllim që vetëm njerëzit e pasur të jetojnë atje.

E vërteta është se nuk kemi para për të shpenzuar për këtë.E keni parë Shqipërinë si është? Këto janë kosto për vendin tonë. Ndonjëherë ata zbulojnë se vende si Lincolnshire janë në të vërtetë më keq se Shqipëria dhe më pas duan të kthehen!”

Ky është moment me rëndësi në jetën tonë. Të paktën Liss besonte te ajo që besonte. Pse duhet të mërzitemi ne për ta? Ata erdhën këtu, ata e dinin shumë mirë që janë të padëshiruar dhe ilegalë. Këto janë kohë të vështira dhe ata duhet të kthehen nga erdhën. Ata janë të paftuar, pse duhet të derdhim ne lot? Shqipëria ka 67% të popullsisë myslimane si shumica e atyre që vijnë në vendin tonë nga Lindja e Mesme. Edhe ata janë myslimanë.

Mark Steyn: Kjo është skemë sepse kur vjen nga Shqipëria në Britaninë e Madhe kalon në disa nga shoqëritë më të pasura të botës që kanë ekzistuar në historinë njerëzore. Nëse do të ishe një emigrant i zgjuar do të ndaloje në Itali, Francë, Francë apo Zvicër. Por shqiptarët janë njerëz të zgjuar, të ashpër, djallëzorë shumicën e kohës por janë të zgjuar. Ata e dinë që Mbretëria e Bashkuar është më e lehtë, e kanë më kollaj për të përfituar leje qëndrimi.

Kelvin MacKenzie: Problemi është te numrat. Ata hedhin telefonat në ujë, ata heqin pasaportat kur vijnë që të mos gjenden se kush janë, çfarë moshe kanë dhe nga vijnë. Janë mësuar të bëjnë punë në mënyrë të çuditshme dhe më pas marrin në telefon njerëzit e tyre në Shqipëri dhe iu thonë “Ejaniii se është shumë mirë këtu. ‘Shiko, ka më mirë të paguajnë për ty’?

Për fëmijët e tyre, të të gjejnë shkollë për ta? Të të paguajnë shtëpinë, energjinë? Sistemi shëndetësor këtu është shumë mirë? Pra, këtë gjë po ua thonë të gjithëve. Kushdo do të donte të vinte këtu. Ajo që nuk kuptoj është se mes partive këtu është se ne duhet të bëjmë atë që duhet.

Pse ne, nuk themi ne nuk i duam këta këtu. Duhet të punojmë për një sistem që i kthen ata pas. Liberalët i duan se marrin vota prej tyre. I pëlqejnë. Imagjino 40 mijë mund ti votojnë, as në Mbretërinë e Bashkuar nuk i marrin dot ato vota. Pse ndodh kështu?

Mark Steyn: Ekzakt sepse ata nuk janë më turistë. Ata rrethohen nga mediat tani dhe flitet për albanofobë. Ne bëjmë gjithçka për ta, i çojmë në dhoma luksi, i trajtojmë në spitale që janë shumë herë më mirë nga në Shqipëri. Mund të bëjmë pak më shumë se e folura e ashpër dhe të veprojmë ashpër gjithashtu?

/s.f

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Primaret e PD-së nuk janë si të Republikanëve në Amerikë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Ministri Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Ministri Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

October 24, 2026
“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

October 24, 2026
“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

October 24, 2026
Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

October 24, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

October 24, 2026
Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

Kompanitë shqiptare, në shitje? Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e shoqërive

October 24, 2026
Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

Momenti kur dy avionë ushtarakë përplasen në ajër gjatë stërvitjes në Filipine, humbin jetën 4 pilotë (VIDEO)

October 24, 2026
Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

Asani sërish “shahu” i Iranit, lojtari kuqezi shënon gol dhe bëhet protagonist në kampionat!

October 24, 2026
Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

Protestuesit i refuzojnë përsëri dialogun e Ramës, ia “përmbysin sofrën” dhe grisin ftesat mbi tavolinën e gurit para Kryeministrisë!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In