• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gaz Bardhi e paditi në prokurori Tit Vasilin/ Aleanca për Ndryshim apo hajdutët e LSI?

by Ardit Rada
03/03/2021 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gaz Bardhi e paditi në prokurori Tit Vasilin/ Aleanca për Ndryshim apo hajdutët e LSI?

Partia Demorkatike dhe LSI kanë firmosur koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë firmosjes së marrëveshjes, në krah të Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës ndodhen përkatësisht Petrit Vasili dhe Gazmend Bardhi, mbështetësit kryesorë të koalicionit, sekretarët e përgjithshëm të partivë respektive.

Por, lind pyetja cili është mendimi që ka Petrit Vasili për Gazmend Bardhin dhe a mendon akoma Gazmend Bardhi se Petrit vasili është një hajdut dhe ka zhvilluar një tender korruptiv në ministrinë e Drejtësisë kur ishte ministër?

Në vitin 2017, sapo mori detyrën e ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi e ka paditur Petrit Vasili. Në gusht të 2017, Bardhi e denoncoi aferën 2 milionë euroshe të “byzylykëve” të realizuar nga ish ministrat e Drejtësisë së LSI, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Bardhi e denoncoi një aferë të tillë kur Lulzim Basha kishte armik më të madh Ilir Metën se sa Edi Ramën, me të cilin kishte nënshkruar marrëveshjen bashkëqeverisëse me 17 maj.

Ish ministri teknik i PD Gazmend Bardhi zbuloi se ishin zhdukur “byzylykët elektronikë” të mbikqyrjes së të dënuarve. Byzylykët ishin blerë në prill 2017 por kompania s’ia jepte ministrisë së Drejtësisë, duke dorëzuar gjatë muajit korrik vetëm 72 byzylykë nga afër 300 të tillë.

Në kushtet e një konflikti, ish ministri teknik i Drejtësisë Gazment Bardhi i dërgoi një letër zyrtare kompanisë përmes së cilës i kërkonte t’ia japin në dorëzim mallin, pasi e kishin bërë hyrje vetëm me letra.

“Cila është arsyeja që ju nuk e zbatoni kërkesën tonë për të na kthyer mallin? Më sillni pajisjet, keni 72 orë kohë për të bërë dorëzimin”, thuhej në shkresën e ministrit Bardhi i cili në letër ngre dyshime edhe për cilësinë e “byzylykëve elektronikë”. Byzylykët dhe sistemi nuk janë sipas specifikimeve teknike në kontratë”, shkruante Bardhi në letrën e asaj kohe.

Tani cilin koalicion duhet të besojmë, kë Petrit Vasili, kë Gazmend Bardhi? Gazmend Bardhin që padit Vasilin për tendera korruptivë apo Petrit Vasilin që e akuzonte Gazmend Bardhin si vegël të Edi Ramës. Apo do besojmë koalicionin e sotëm, të “Aleancës për ndryshim” dhe çfarë ka ndryshuar nga i padituri dhe paditësi në prokurori.

Do besojmë koalicionin e “të ndershmit” që akuzon “hajdutin” dhe çon dosjen në prokurori, apo do besojmë këtë koalicionin e sotëm që ndan thelat me shpresën se nesër do fitohet torta e pushtetit?

I vetmi që duket me kokën ulur në tryezën e sotme është Luan Rama. Ndoshta edhe atij i vjen turp nga ajo çfarë po firmoset.

Të mos kujtojmë këtu se çfarë ka thenë Perit Vasili për Lulzim Bashën, sepse ato i dinë të gjithë, por po themi këta të dy që kanë akuzuar njëri tjetrin në prokurori. Nuk kanë qenë vetëm akuza mediatike, por akuza që janë çuar në sistem të drejtësisë. janë dosje që janë çuar në prokurori për korrupsion./CNA.al

Next Post
Të jetosh me shenjat e koronavirusit, në vatrën fillestare të Covid-19 në Evropë

Të jetosh me shenjat e koronavirusit, në vatrën fillestare të Covid-19 në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com