• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gati të rikthejmë palët në tryezën e bisedimeve”, mesazhi i Erdogan për Samitin e Ukrainës në Tiranë

by A R
28/02/2024 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është drejtuar me një fjalë përshëndetëse nëpërmjet një videoje në Samitin për Ukrainën që mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij drejtuar të pranishmve në Samitin për Ukrainën, Erdogan ka deklaruar se është gati që të rikthejë palët në tryezën e negociatave, ashtu siç ka bërë edhe më herët.

Presidenti Erdogan: Jemi gati të rikthejmë palët në tryezën e negociatave, ashtu siç e bëmë në fillim të luftës në Stamboll. Dua të përshëndes pjesëmarrësit në këtë samit, në mënyrë të veçantë mikun tim, Kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë kontributin e tyre në organizimin e këtij samiti.  

Në fjalën përshëndetëse për Samitin për Ukrainën, Presidenti Erdogan ka rikonfirmuar mbështetjen për sigurinë dhe sovranitetin territorital të shtetit ukrainas teksa ka premtuar se Turqia do të kontribuojë në ndërtimin e Ukrainës.

Presidenti Erdogan: Turqia mbështet Pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne po bëjmë gjithçka të mundur që të mbrojmë të drejtat e tatarëve të Krimesë. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut. Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Unë besoj në përpjekjet tona të përbashkëta për të caktuar një kornizë të përgjithshme të paqes. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky. Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që Plani i Paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Nisma e grurit e Detit të Zi, e cila është themeluar me përpjekjet tona të përbashkëta, duhet të jetë në axhëndë. Duhet të ketë përpjekje të përbashkëta për të garantuar lundrimin në Detin e Zi. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë.

/a.r

Next Post
VIDEO / Zelensky dhe liderët e Europës Juglindore pozojnë për foton familjare në Tiranë

VIDEO / Zelensky dhe liderët e Europës Juglindore pozojnë për foton familjare në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In