Qeveria shqiptare ka përgatitur një ligj të ri për armëmbajtjen ku ka ulur moshën e pajisjes me to. Për më tepër ligji i ri heq edhe autorizimet për armët e ftohta.
Në draftin që qeveria pritet të kalojë në Parlamentin që kontrollon plotësisht, sanksionohet se një 22-vjeçar mund të pajiset me autorizim për të mbajtur armë, nga 25 vjeç që është mosha minimale me ligjin aktual.
Ndërsa kategoria e armëve që parashikonte armët e zjarrit antike, me hark apo me tojë, armët e ftohta të cilat ndahen në armë prodhim fabrike dhe armë artizanale, nuk do të kenë më nevojë për autorizim nga strukturat e policisë për t’i pasur në përdorim. Kështu çdokush me ligjin e ri mund të posedojë pa leje të posaçme një nga armët e mësipërme.
Sakaq me ligjin e ri, një person mund të mbajë më shumë se një armë zjarri, mjaft që të ketë parà të paguaë më tepër. Kështu, një gjahtar do të mund të pajiset me një autorizim për armët e gjahut ose në disa të tjera nëse ai paguan 10-fishin e tarifës.
/a.r