• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Dy javët e ardhshme do jenë kritike’/ Fauci sqaron deklaratën e Trump: S’kemi pasur udhëzim, do bëjmë më shumë testime

by Java News
24/06/2020 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci tha të martën se ai dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Punës të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin nuk janë udhëzuar të ngadalësojnë testimet për Covid-19, siç ka thënë Presidenti Donald Trump se ai e ka bërë këtë.

“Si një anëtar i grupit të punës, dhe kolegët e mi të grupit të punës, sipas njohurive të mia, unë e di me siguri, se askujt prej nesh nuk u është thënë kurrë që të ngadalësohen testimet. Ky është thjeshtë një fakt. Në fakt, ne do të bëjmë më shumë testime”, tha Dr. Fauci para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Energjinë dhe Tregtinë mbi reagimin e administratës ndaj pandemisë së koronavirusit.

Komentet e Dr. Faucit erdhën vetëm disa orë pasi Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se ai ishte serioz në lidhje me atë që tha në fjalimin e tij në një tubim fushate në Tulsa të Oklahomës, të shtunën, kur tha se ai i kishte kërkuar administratës së tij që të ngadalësonte testimet sepse më shumë testime do të zbulonin më shumë raste.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që atëherë janë përpjekur të tërhiqen nga komentet e tij, duke thënë se ato nuk ishin menduar të merreshin seriozisht.

Por kur u pyet nga gazetarët në Uashington të martën mbi atë nëse komentet në tubim ishin bërë me shaka, Presidenti Trump tha: “Unë nuk jam fëmijë. Më lejoni ta bëj këtë të qartë. “

Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, kur u pyet nëse më shumë njerëz duhej të testoheshin në Shtetet e Bashkuara, u përgjigj duke thënë, “Të gjithë ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të rritur qasjen në kohë te testimet. Ne kemi bërë një përmirësim të dukshëm dhe kemi ende një rrugë të gjatë përpara.”

Robert Redfield CDC
Robert Redfield CDC

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën për nga numri i infeksioneve me koronavirus, me mbi 2.3 milionë raste nga më shumë se 9.1 milionë sosh në të gjithë globin, sipas statistikave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Shtete e Bashkuara udhëheqin edhe për nga numri i vdekjeve të konfirmuara nga Covid-19, me më shumë se 120,670.

Seanca dëgjimore e kongresit u zhvillua në përgjigje të rritjes së rasteve të reja të konfirmuara të koronavirusit dhe rritjes së numrit të personave të shtruar në spitale për shkak të sëmundjes në disa pjesë të Shtetevet ë Bashkuara.

Edhe shefi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Dr Stephen Hahn dhe kreu i Shërbimit Shëndetësor Publik të Shteteve të Bashkuara, Admiral Brett Giroir, dëshmuan në seancën e së martës në Kongres.

Dr. Fauci është në mesin e ekspertëve shëndetësorë që thotë se njerëzit nuk duhet të përqendrohen në valën e dytë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, sepse vendi ende nuk ka dalë nga vala e tij e parë.

Është një situatë serioze, u tha Dr. Fauci ligjvënësve. “Për momentin, dy javët e ardhshme do të jenë kritike në aftësinë tonë për të trajtuar rritjen e rasteve që ne po shohim në Florida, Teksas, Arizona dhe në shtetet e tjera.”

Lindsey Pettita (ketiga dari kiri), manajer bar The Jackalope berbincang dengan petugas pengawas minuman alkohol Texas untuk memeriksa aturan jarak aman untuk meredam penyebaran virus corona (Covid-19), setelah bar buka kembali, di Austin, Texas, 22 Mei 2

Shumë shtete janë në proces të heqjes së kufizimeve për koronavirusin, pavarësisht rritjes së infeksionit në rreth gjysmën e 50 shteteve amerikane.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha të hënën se rikthimi i kufizimeve do të ishte zgjidhja e fundit, ndërsa tha se virusi po përhapet me një “normë të papranueshme” dhe nuk pranoi të vendosë një urdhër për ta bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave në publik. Teksasi ka thyer rekordin ditor të numrit të infeksione të reja për gati dy javë ndërsa po rritet edhe numri i të infektuarve të shtruar në spitale.

Shteti fqinj i Luizianës ka shënuar mbi 3,000 vdekje nga Covid-19, dhe me rritjen e numrit të rasteve, Guvernatori John Bel Edwards tha se ai do të mbante në fuqi kufizimet aktuale që pritej të skadonin të premten.

Shkalla e shtrimit të të infektuarve në spitale është rritur edhe në Xhorxhia, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po rritet në dhjetëra shtete të tjera. VOA

g.kosovari

Next Post
Teknologjia biometrike/ Biba: Nëse realizohet, shqiptarët identifikohen me shenjat e gishtit

Teknologjia biometrike/ Biba: Nëse realizohet, shqiptarët identifikohen me shenjat e gishtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

Të shpallur në kërkim për drogë/ Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre do ekstradohet në Itali

May 4, 2026

Akuzat simetrike, po sikur të gjithë të kenë të drejtë?

May 4, 2026
SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

SHBA aktivizon operacionin detar, kalojnë me sukses dy anijet e para në Hormuz

May 4, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

May 4, 2026
Berisha akuza të rënda Dumanit: Bleu apartament me 390 €/m², Vettingu thotë se banonte…

Berisha sulmon Dumanin, hesht për akuzat: strategji apo panik?

May 4, 2026
Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

Çfarë po ndodh me negociatat? Ferit Hoxha mohon veto nga vendet e BE për Shqipërinë

May 4, 2026
Katër shenjat e zodiakut që mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve

Parashikimi i horoskopit për majin, rritje në karrierë dhe kthesa në marrëdhënie! Ja shenjat më të favorizuara

May 4, 2026
Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

Arrestohet 54-vjeçari në Tiranë, administronte lokal për baste sportive

May 4, 2026
Shërbim Prove….

I “vrau” të gjithë…

May 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

Tensionet në Lindjen e Mesme, rënie e lehtë e naftës, por çmimet mbeten mbi 100 dollarë për fuçi

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In