• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gati ligji i ri/ Marrëveshjet e heshtura mes kompanive për të fituar tenderë do të hetohen nga Autoriteti i Konkurrencës

by S T
06/12/2024 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Garat fiktive dhe marrëveshjet e heshtura mes kompanive për të fituar tendera do të hetohen nga Autoriteti i Konkurrencës

Garat fiktive nëpër tendera, ku kompanitë bëjnë marrëveshje midis tyre paracaktojnë fituesin dhe më pas ofertojnë për një procedurë të shpallur do të hetohen nga Autoriteti i Konkurrencës.

Për herë të parë në ligjin ‘Për mbrojtjen e Konkurrencës’ do të përfshihen 3 koncepte të reja ‘marrëveshjet për oferta në tendera publik’, ‘ftesat për marrëveshje të ndaluara’ apo ‘marrëveshjet në oferta’, që do të jenë objekt hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në relacionin për projektligjin e hedhur për Konsultim Publik nga Ministria e Ekonomisë thuhet se ndalohet me ligj që një kompani të propozojë, detyrojë, motivojë apo ftojë një kompani tjetër për tu bërë pjesë e një marrëveshje mes kompanive që pengon, kufizon e shtrembëron konkurrencën.

Ky hap vjen për shkak se ka ‘marrëveshje në oferta’, që ndodhin gjatë procedurave ku kompanitë bëjnë marrëveshje të heshtura për të caktuar çmimet ose për të ulur cilësinë e mallrave, punëve ose shërbimeve, për këtë arsye do të jenë objekt hetimi.

Në këtë pikë do të konsiderohen të dyshuara si ‘marrëveshje për oferta’ rastet kur të gjithë konkurrentët paraqesin ofertë më të lartë sesa oferta e fituesit të përcaktuar, paraqiten oferta të papranueshme për kushtet e tenderit, tërhiqen në mënyrë të papritur nga oferta, bëjnë oferta në rotacion, pra një tender e fiton njeri e tenderin që vjen tjetri si dhe marrëveshje për ndarje tregu, fenomen i cili ndodh kur konkurrentët ndajnë në pjesë tregun dhe bien dakord që të mos konkurrojnë për një pjesë të caktuar konsumatorësh, ose një pjesë të caktuar gjeografike.

Si përshtatje me ligjet dhe rregulloret e BE në draft është futur edhe koncepti i “killer acquisition- blerje vrasëse” që përfshin përqendrimet në të cilat konkurrentët në treg blejnë konkurrentë të rinj me qëllim ndërprerjen e projekteve të tyre inovative duke eliminuar konkurrencën e ardhshme.

Në finale, si pasojë e të gjitha këtyre ndryshimeve, në relacion thuhet se impakti do të jetë pozitiv për tregjet, bizneset dhe konsumatorët, kjo për shkak se qytetarët do të kenë çmime më të lira që do të vijnë si rezultat i  rritjes së konkurrencës së mes kompanive e sektorëve.

“Ndërmarrjet, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, do të përfitojnë nga një mjedis më i drejtë  dhe konkurrues dhe rritja e mundësive të hyrjes në treg. Për konsumatorët, këto ndryshime pritet të sjellin përfitime në formën e çmimeve më të ulëta, cilësisë më të lartë të produkteve dhe shërbimeve, si dhe aksesit më të madh në tregje më të diversifikuara dhe më të ndershme”, thuhet në relacion.

Për të arritur këto objektiva do të fuqizohen edhe kompetencat e Autoritetit të Konkurrencës si në staf ashtu edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera.

“Autoriteti i Konkurrencës do të fuqizohet me mjete dhe mekanizma më të avancuar për të siguruar zbatimin efektiv të ligjit, përfshirë rritjen e kapaciteteve të tij për të ndërvepruar me bazat e të dhënave të institucioneve të tjera ligjzbatuese, si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Kjo do të mundësojë një mbikëqyrje më të mirë të tregut dhe parandalimin e praktikave të dëmshme për konkurrencën”, vijon relacioni.

Ministria e Ekonomisë vlerëson se ndryshimet ligjore të propozuara synojnë të ndihmojnë në krijimin e një tregu më konkurrues, të ndikojnë në uljen e kostot për konsumatorët si dhe në promovimin e një mjedis më të drejtë dhe transparent në treg. /Shqiptarja.com

/S.T

Next Post
“Nuk doja të më dëgjonin fëmijët”, Kastriot Cenko rrëfen para policisë greke si masakroi bashkëshorten

“Nuk doja të më dëgjonin fëmijët”, Kastriot Cenko rrëfen para policisë greke si masakroi bashkëshorten

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Me prradhat e radhes ne letra,munde te rrealizohen,pore me fakte kurren e kurres.Deri sa te jene te pa ngopurit,si k/hajduti,e monstra e vicidolit me bandat e tyre.Me kta ndytsira,do vazhdojne garat fiktive,do vjedhin parate e investimeve mbi 50%.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In