• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gata Sasha e doktor Petro Vasilit…

by Java News
10/06/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Mborja

Ju kam folur diçka për Dylin, por jo aq sa e meriton ai. Për të gjithë ju që keni harruar ju kujtoj se atë e kam njohur më ‘86-n, kur fillova punë si mësues i marksizmit në teknikumin bujqësor të mbrëmjes që ndodhej pranë fermës së Cërrujës. Nxënësi im Dyli, mbiemrin në regjistër e kishte Hiçi. Ashtu, Dyl Hiçi e ka edhe në pasaportë, edhe tek tesera e LSI-së. Por të gjithë njerëzit sot e njohin si Dyl Dysheku, sepse, pas ’92-shit, nga karrocieri i fermës, ai u bë afarist dyshekësh. Biznesi i ka ecur mirë dhe Dyli bredh me një Benz të zi nëpër dyqanet e tij që i ka shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ju kam treguar, që, kur shkolla e natës u mbyll në ’92-shin, unë mbeta pa punë. Kur gjumi im mori arratinë dhe përfundova në çmendinë, vetëm ai u bë shpëtimtari im. Ditën që dola prej andej, më mori e më punësoi si shitës dyshekësh në një nga dyqanet e tij. Dyli më paguan rregullisht dhe, çdo herë që më vjen në dyqan e më pyet se “Ç’ëndërr ke parë presor?”, nuk harron kurrë të më bëj pyetjen tjetër: “A i pive hilaçet sot?”. Asnjëherë nuk lë pa më kujtuar porosinë e psikiatrit: “Shkruaj ëndrrat presor Iliri! Mos përto! Janë terapi e mirë për diagnozën tënde! Po të duhen letra, më thuaj!”  Pastaj, dorëshkrimet e mia ia jep sekretares së tij për t’i shtypur në kompiuter dhe i çon tek gazeta “Tema”. Mund të m’i çonte edhe tek “Dita”, por Dyli thotë se: “ajo është e Ilir Metës dhe dy Ilir-ë në një gazetë bëjnë konflikt interesi”…

Ky është Dyli dhe unë i jam shumë mirënjohës atij. Të mirat e tij s’kanë të mbaruar… Pasi më braktisën gruaja dhe fëmijët, ai ka mbetur kujdestari im i vetëm. Emrin dhe celularin e tij jap përherë nëpër spitale kur më pyesin për personin e interesuar për mua…

***

Jo për gjë, por nuk ka rënë fjala e prandaj nuk jua kam thënë se, Dyli, më ka anëtarsuar edhe mua tek LSI-ja. Teserën time të partisë me firmën e Ilir Metës, Dyli ma ka vënë poshtë xhamit të tavolinës në dyqan… Unë e di pse e bën ai këtë… Nuk paguan siguracione për mua, se ndryshe më ndërpritet pensioni i invaliditetit…  Kur vjen ndonjë nga taks tatimet, unë e drejtoj për tek tavolina dhe bëj sikur rrëmoj nëpër sirtar për të gjetur dokumentin e kërkuar… Sa shikojnë teserën e LSI-së, ata largohen duke më thënë: “Lëre! Lëre! Mos u mundo! S’ka gjë. Të besojmë. Dukesh që je burrë i ndershëm zoti Ilir…”

***

Por jua kam thënë, se pas marrëveshjes që bënë një mesnatë maji Luli me Edin për të vënë ata “ministrat e pordhës”, mua shefi i pavionit të psikiatrisë më zboi nga dhoma e VIP-ave. Dyli më nxorri fare nga spitali e më çoi në shtëpi. Nuk më la asnjë minutë në dhomën me të 13 të çmendurit e tjerë të pëgërë… Nuk e mora vesh mirë, doli vetë a e përzunë, por në televizor pashë që edhe shoku im i dhomës së VIP-ave, Kreshnik Kuqeziu, kishte fluturuar. E kishin fotografuar në Rinas duke mbajtur radhë si gjithë të tjerët… Të nesërmen, kur Dyli më erdhi në shtëpi dhe e pyeta për këtë gjë, më tha kështu: “Në radhë të parë presor ke bërë gabim që ke ndjekur lajmet. Si të ka thënë doktori? Vetëm filma me Tomi e Xherri mund të shikosh në televizor! Nejse. Kreshniku iku vërtetë në Itali. Do të kurohet andej. Edhe për ty kam biseduar dhe do të të dërgoj në një psikiatri në Athinë. Që nesër. Në dyqan nuk mund të punosh më. Të kam zëvendësuar me një vajzë që i paguaj siguracionet. Atë natë që u mbyllën bashkë Edi me Lulin, i hoqën ata  LSI-stët tanë nga tatim – taksat dhe kanë krijuar një “taks-forcë”. Ashtu e quajnë, por shefi ynë i madh thotë se ata janë më të këqinj se Gestapo… Nejse. Bëhu gati! Nesër që pa gëdhirë vjen maunia e dyshekëve dhe të çon në Athinë. Në të hyrë djathtas është lagjja “Hajdari” dhe në numrin 360 është psiqiatria. E di shoferi. Me spitalin i kam rregulluar unë të gjitha. U kam thënë që je kushëriri i shefit. Ja dhe pasaporta! Shikoje! Mborja Ilir. Dmth, që Meta Ilir është kushëri yt i parë. Të kam sjellë dhe teserën e LSI-së. Bëji bashkë. Do të të bëj shumë punë atje… Mos u mërzit! Udhë të mbarë!” – më tha Dyli dhe më përqafoi. Unë qava…

***

S’vura gjumë në sy gjithë natën. Shoferi, siç e kishte porositur Dyli, më trokiti në derë fiks në orën dy pasmesnate. Në të gëdhirë, kur sapo kaluam Gjirokastrën, në mes të asfaltit, aty ku kthen rruga për Lazarat, pamë një mace që e kish shtypur makina. Shoferi manovroi që të mos i bëheshin rrotat pis dhe më shpjegoi: “Afër qendrave të banuara, si në Shqipëri edhe në Greqi, shoh shpesh mace  të shtypuara nga makinat. Qenër kurrë. E gjen dot pse-në? Ta tregoj unë. Macet, kur duan të kalojnë rrugën, duke qenë më të shkathëta, kanë më shumë inisiativë se qentë dhe kjo i merr në qafë. Pra, ajo mace që pe të shtrirë, është viktimë e besimit të madh që ka ajo për shkathtësinë e vet… Apo jo zoti Ilir? Jemi apo jo të mençur ne shoferat e LSI-së? I ngjajmë shefit tonë të madh, që në votime ndez sinjalin majtas dhe e merr kthesën djathtas. I duam shumë macet ne edhe kur janë të ngordhura… Edhe shefi i do shumë. E ka barabar me tre fëmitë e tij thotë… Edhe atje ku po shkojmë i duan shumë macet. Grekët u thonë “gates” kur janë shumë mace dhe “gata” kur është një…”

“E di, e di. Unë kuptoj mirë greqisht.” – iu përgjigja shoferit që më çuditi shumë me njohuritë e tij për macet dhe vetëbesimin e tyre…

***

Në Psiqikonë e Athinës më pritën shumë mirë. Vetëm roja tek porta nuk ma vari shumë. Mori vesh që më quanin Ilir dhe u ngrys menjëherë. Ishte shqiptar vetë. Ndërsa shefi i pavionit, doktor Neneqidhis, pasi i hodhi një sy teserës sime të LSI-së m’u drejtua:  “Ju qirje Ilir do të qëndroni në dhomën numër 1. Në shtranin pranë jush është një ish kolegu ynë që vuan nga i njëjti çrregullim neurotik si i juaji. Doktor Vasili vuan pasojën e një traume mendore pas humbjes aksidentale të maces së tij Sasha. E kishte si fëmijë  por një ditë, sa kapërceu pragun e shtëpisë e bëri të kalojë rrugën, i ndodhi gjëma … Ia shtypi makina… Gjithsesi, vjen një çast që “kathe gata figji apo afto dynja” (çdo mace largohet nga kjo botë) dhe kështu, do të ishte çmendur gjithë dynjaja, do të thuash me të drejtë ti… Por, jo. Macet janë kafshë të çuditshme: Kur u vjen ai vakt, ato largohen nga shtëpia që të mos i brengosin të zotët dhe japin shpirt në fshehtësi, larg syve të tyre… “Eci ine i gates.” (Kështu janë macet.) Ç’është e vërteta, “Gata Sasha” e kishte moshën e ngordhjes dhe mbase për atë qëllim doli atë ditë nga shtëpia, por doktor Vasili e pa të gjithë tmerrin me sy… Edhe shoferi i makinës që e shtypi kishte faj. Ecte me shpejtësi si skizofren dhe, me një dorë mbante timonin, me tjetrën përkëdhelte një mace që mbante në prehër. Pra, nuk duhet t’ju shpëtojë goja t’i përmendni doktor Vasilit në asnjë rast fjalën “gates””- E mbylli shpjegimin e tij doktor Neneqidhis…

***

“Doktor Petro Vasilis” m’u prezantua duke më zgjatur dorën shoku im i dhomës numër 1. “Filozofi i LSI-së, Mborja Ilir” – ia ktheva unë. “Ahaa! Ilir! Alvaniaaa! Lazaraaat! Ashaaash! Presideeent!” – vazhdoi doktor Vasili… “S’ka më ashash. Ashashashi kaput që kur i hodhën hekurat Gates.” – ia ktheva unë i ofenduar duke kryqëzuar duart si t’i kisha të prangosura… Kaq u desh dhe hëngra grushtin e tij turinjve. Më tej, nuk mbaj mend gjë…

***

Më pas, kur u përmenda pashë se gjendesha në një dhomë tjetër mes shumë të çmendurish të tjerë… Dmth, më kishin hequr nga dhoma e VIP-ave… Po ndërmendesha dhe fillova të kuptoj se ç’kisha bërë. E kisha dhjerë fare: Duke përmendur emrin e Gates, kryebanditit të Lazaratit, harrova për një çast se ajo fjalë në greqisht  do të thotë “macet”. Pra, kisha harruar porosinë e vetme të doktor Neneqidhisit dhe i kisha kujtuar të gjitha macet me gjithë “gata Sasha”-n e tij… Më vonë mora vesh se doktor Vasili nuk ishte qetësuar as kur i thonin se: “Ajo që të tha alvanosi i LSI-së nuk është fare e vërtetë. Gates jo vetëm që nuk i kanë hedhur hekurat, por drejton parlamentin, madje e kanë bërë edhe president…” Por doktori Petro Vasili vazhdonte të qante me zë: “Gata mu! Sasha mu!”…

Next Post
Luan Rama: Edi dhe shërbëtori i tij i verbër Luli, s’e trembin dot LSI-në

Luan Rama: Edi dhe shërbëtori i tij i verbër Luli, s'e trembin dot LSI-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

August 7, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

August 7, 2026
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

August 7, 2026
Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

August 7, 2026
Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

August 7, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027

August 7, 2026
Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

August 7, 2026
Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

August 7, 2026
Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

Drejtësia nuk mjafton vetëm të shpallet; duhet edhe të shihet.

August 7, 2026
Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com