• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Garancia evropiane për fëmijët”, Rama: Përgjigje për ata që thonë ‘ç’na duhet BE?!’ Po punojmë për…

by A R
09/04/2025 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën rajonale për “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, foli për rëndësinë e këtij aktiviteti, duke thënë se është një “përgjigje ndaj atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE”. Kreu i qeverisë tha se garancia evropiane për fëmijët është një nismë e Unionit, përmes së cilës synon të sigurojë të drejtat e tyre.

“Garancia evropiane për fëmijët është nisëm e BE, e cila dhe e vetme do të mjaftonte për t’i dhënë përgjigje të gjithë atyre të pyesin për çfarë na duhet BE. Mjafton të shohësh në përmbajtjen e programit të kësaj garancie për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen evropiane dhe thellësinë  e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje. Përmes garancisë evropiane për fëmijët, BE synon që të drejtat e fëmijëve t’i sigurojë dhe vendosë në fokusin e jetës së vet të përditshme dhe që përmes këtij programi të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe mundësitë që çdo fëmije t’i jepet një shans dhe të kenë një perspektivë të mundshme barazie në raport  me të tjerët pavarësisht startit të ndryshëm.”, tha Rama.

Kryeministri tha se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa shtoi se  synojnë që të bëjnë një “hov” më të madh në financimin për 16 mijë me aftësi të veçanta. Rama tha se po punohet për të rritur numrin e mësuesve socialë për këtë kategori fëmijësh, ndërsa përmendi gjithashtu edhe hapjen e klasave për fëmijët që ndodhen të shtruar në spital.

“BE ka përcaktuar financim të veçantë që ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë evropiane dhe zbatuar masa konkrete në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe nga ana tjetër në ngushtimin e hendekut që është tejet shqetësuese në të gjithë hapësirën evropiane, sidomos si rezultat i goditjes që i dha pëlhurës sociale pandemia e disa viteve më parë. Këtu financimi i posaçëm i BE lidhet me përfshirjen aktive të qeverive dhe përfshirjen aktive në ndërtimin e partneriteteve me organizata jo qeveritare dhe me përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale e shëndetësore dhe programe mbështetëse për prindërit. Në këto drejtime kemi bërë progres të dukshëm, një bazë e sigurt për të ndërtuar më tutje duke synuar që të përfitojmë aktivisht nga financimi i BE. Një nga pikat ky synojmë të bëjmë një hop sasior dhe cilësor në financim dhe organizim dhe ndërveprimit me partnerët e tjerë është adresimi i situatës së 16 mijë fëmijëve me aftësi të veçanta, të cilët janë përfitues të skemave të reja të mbështetjes, por  të cilët besoj unë në këtë fazë dhe kushtet kur mundësitë tona ekonomike rriten meritojnë rritje të mbështetjes nga ana jonë. Një rritje mbështetjeje e cila nuk është thjesht financiare por edhe institucionale. Për këtë ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit po punojnë që të rrisin numrin e mësuesve specialë, sikundër dje kemi hapur një kapitull të ri në sistemin tonë të shërbimit shëndetësor me hapjen e klasave të para për fëmijët në spital, klasa mësimore dhe arti, që iu shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin kontaktin me mësimin, por iu shërbejnë përmes një kurrikule speciale që të energjizohen me besim dhe bindjen se do t’ia dalin në betejën e sëmundjeve të tyre.“, tha Rama.

Next Post
Droga me postë nga SHBA, zbulohen detaje të reja: Ishte nisur nga New York, kap vlerën e…

Droga me postë nga SHBA, zbulohen detaje të reja: Ishte nisur nga New York, kap vlerën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

October 1, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

October 1, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com