• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gallatë e madhe, do shikojmë video të reja seksi

by Mentor Kikia
25/05/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia

Thashethemnaja “bën të ditur” se qarkullojnë nëpër ca zyra të larta politike ca video të tjera seksuale. Flitet për ministra e për kryetarë bashkie që janë filmuar duke bërë seks nëpër zyra apo nëpër motele, me gra apo vajza të reja.
Populli po përgatitet të shikojë gallatë të madhe. Do të kënaqemi, ç’nuk do na shikojnë sytë. Vajzat i kanë hyrë punës me kamera në ballë, si drita minatorësh.
Unë po hipotezoj tani sikur gjithë këto që thuhen, janë të vërteta. Po mendoj që tani çdo të bëhet nëpër rrjetet sociale. Do të shpërthejnë sharjet, gallatat, barcoletat, fotomontazhet, pastaj edhe denoncimet publike nga zyrat e partive dhe kërkesat për dorëheqje për kurvarët respektivë.
Por unë do të mbaj një tjetër qëndrim që tani. Nëse nuk keni përdhunuar ndonjë femër, apo nuk keni detyruar ndonjë femër të aftë, të hapë këmbët për të mbajtur vendin e punës, thjeshtë do të them: Ju lumtë palla. Unë po përdor këtë gjuhë ordinere sepse supozoj që do të jem shumë nervoz.
Unë do të jem nervoz, jo sepse një zyrtar ka bërë seks me një tyryfyçkë me kamera në ballë, por sepse këtë tyryfyçkën e ka bërë drejtoreshë. Edhe pse e pafatë nuk është vetëm kjo që bëri seks. Tyryfyçka e tyryfylër ka plot nëpër zyra, sepse i ka dërguar partia, edhe pa bërë seks.
Unë do të jem nervoz sepse nuk dua që ai zyrtari të bëhet leckë publikisht pse një femër ia lujti apo ia dha pa u menduar dy herë, dhe vendosi ta dokumentojë “ceremoninë” par ta “shitur” , por sepse ai zyrtari duhet të diskreditohet ashtu për korrupsionin, për vjedhjen e parave, për dhënien e tenderave miqve dhe të afërmëve të tij, për një mijë maskarallëqe të tjera që na rëndojnë të gjithëve.
Por meqë këto që unë po shkruaj nuk kanë ndodhur, po ju bëj një pyetje të gjithëve, për atë që ka ndodhur ndërkohë:
Cili zyrtar është më i dëmshëm për interest e njerëzve: Shukriu që bëri përgjegjëse një tyryfyçkë, që në vend të diplomës përdori tjetër gjë(gjithësesi, në mos atë, një tjetër si ajo do të merrte, edhe pa bërë seks), apo Halili i Kukësit që kishte lënë katër vjet pa sigurime të gjithë nëpunësit dhe punëtorët e bashkisë, dhe lekët i kishte bërë topa futbolli dhe brekë për lojtarët.
Patjetër që të dy, do të thoni, por unë mendoj gjithësesi që më i dëmshëm është i dyti, por me të nuk u mor askush. Ai është në “arrati”, e Shukriu në qeli.
Që të mos keputohemi, unë e neveris zyrtarin që politikat e kuadrit i bën me pantallona zbërthyer, por ma neverit më shumë të bërit politikë me video seksi. Dua që një zyrtar të mos e shikoj në burg pse shkoi në krevat me sekretaren qejfleshë, por sepse vodhi paratë, që do të ishin bërë rrugë, shkollë, kanal, treg, spital… dhe cdo gje tjetër që na shërben neve.

Next Post

Deputetët e opozitës marrin rroga pa asnjë ditë pune në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

September 23, 2026
PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama ka vendosur në funksion të krimit kreun e SHISH

September 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

Shtëpia e Bardhë shtron tapetin e kuq për Xi Jinping, përgatitje madhështore për vizitën historike

September 23, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Zogjtë e Profesor Ilias dhe ne, barbarët

September 23, 2026
Nga rreziqet e sigurisë kombëtare te dezinformimi, kreu i SHISH raporton në Kuvend! Reagon edhe ndaj akuzave të opozitës

Hyseni në arrest shtëpie, Elvis Lila merr përkohësisht drejtimin e SHISH-it

September 23, 2026
Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

Reforma territoriale: Mazniku: Bashki më të forta, shërbime më cilësore dhe më shumë mundësi nga fondet e BE-së

September 23, 2026
Rregullorja e GJKKO, Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore!

U gjobitën nga GJKKO për bojkotin, Haxhia: Do ankimojmë vendimin, i jemi drejtuar KLGJ-së

September 23, 2026
Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

Aman Sali, mos fol për sherbimin sekret

September 23, 2026
Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

September 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2026

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com