• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Eurodeputetja gjermane: Duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, duke garantuar standardet!

by A R
23/09/2026 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në Parlamentin Europian duam patjetër që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së sa më shpejt, por duke garantuar në proces standardet mjedisore dhe demokratike.” Kështu u shpreh eurodeputetja gjermane Terry Reintke, e cila nënvizoi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë duhet të shoqërohet me respektimin e standardeve mjedisore, demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Reintke u ndal veçanërisht te zhvillimet në zonat e mbrojtura, duke kërkuar një moratorium për planet e zhvillimit në këto zona.

Ajo kërkoi gjithashtu që kuadri ligjor për zonat e mbrojtura të përshtatet me legjislacionin e Bashkimit Europian.

“Kërkesat tona janë të qarta, kërkojmë një moratorium për të gjitha planet e zhvillimit në zonat e mbrojtura. Ka patur pikëpyetje të cilat janë ngritur dhe e pashë këtë shumë qartë në mënyrën sesi ndërtimi po fillonte. Nuk është sipas legjislacionit shqiptar dhe as sipas legjislacionit mjedisor në nivel evropian dhe kjo ndikon në procesi e anëtarësimit. Kërkesa është e qartë që të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura dhe të harmonizohet me legjislacionin mjedisor të BE. Kjo është një kërkesë afatgjatë që vjen si nga Komisioni edhe Parlamenti europian dhe do të të aspekti kyç kur bëhet fjalë për negocimin në kapitullin 27. Kjo është çështje më e gjerë sesa mbrojtja mjedisore, është bërë çështje e garantimit të standardeve demokratike dhe pjesëmarrjes publike në projektet e mëdha infrastrukturore dhe do të donim të shinim një përgjigje shumë më të qarët që vjen nga Komisioni Europian dhe komisionerja Kos sepse është  çështje që lidhet me standardin demokratik dhe pjesëmarrjes publike dhe shtetit të së drejtës.

Në debat është përmendur disa herë që nuk po flasim që të mos ketë ndërtime të infrastrukturës turistike në Shqipëri. Ne po shohim që është sektor në rritje i ekonomisë së Shqipërisë dhe duke qenë që Shqipëria është vend fantastik, duhet të zhvillohet, por sipas standardeve garantuese mjedisore dhe ligjeve dhe procedurave demokratike të standardeve kundër korrupsionit. Dua ta bëj të qartë që Grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Europian dhe një shumicë e madh e Parlamentit Europian duam patjetër që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, por duke garantuar në proces standardet mjedisore dhe demokratike. Qytetarët shqiptarë meritojnë që në procesin e anëtarësimit në BE të drejta e tyre  të mbrohen dhe negociata janë në vijim dhe do kërkojmë përparimin e Shqipërisë drejt BE, ndërkohë që kërkojmë përmbushjen e të gjitha dispozitave përkatëse”, u shpreh eurodeputetja.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

Buxheti 2027/ Koçiu: Nafta ulet me 32 lekë/litër, 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe TVSH e reduktuar për shportën bazë

November 25, 2026
Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In