Galaxy Note 5, përshtypjet fillestare
Seria e pestë e Galaxy Note tanimë është prezantuar zyrtarisht duke na bërë të mundur të shohin anët e mira dhe më pak të mira të saj. Samsung ditë më parë prezantoi serinë e re të familjes Note, të quajtur Galaxy Note 5.
Pajisja e re ka përmirësime në pothuaj secilin aspekt, duke filluar nga procesori Exynos 7240 tetëbërthamësh, RAM memoria 4 GB, ekrani SuperAMOLED QuadHD, kamera kryesore 16MP, kamera kryesore 5MP, bateria 3,000mAh me Fast Charging, Wireless Charging dhe Fast Wireless Charging, e deri tek trupi i telefonit.
Shumica e veçorive janë të jashtëzakonshme, por normalisht ka edhe disa të tilla që do të mund të përmirësoheshin edhe më.