• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futbolli në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit të Juventusit, kush ishte Alex Manninger

by A R
17/04/2026 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Austri. Ish-portieri i njohur austriak, Alex Manninger, ka humbur jetën në moshën 48-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Salzburg.

Sipas mediave austriake, automjeti me të cilin udhëtonte Manninger është përplasur nga një tren në lëvizje, teksa ai po kalonte një vendkalim hekurudhor pa barriera. Aksidenti ndodhi në mëngjesin e 16 prillit dhe shkaktoi ndërprerje të përkohshme të qarkullimit hekurudhor në zonë. Pasagjerët e trenit nuk pësuan lëndime, ndërsa ish-portieri, i cili ishte i vetëm në makinë, nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa po verifikohet nëse sinjalistika në vendkalim ishte funksionale në momentin e aksidentit.

Kush ishte Manninger

Manninger ka pasur një karrierë të pasur, duke luajtur për disa klube të njohura në Itali dhe Europë, përfshirë Juventusin, Arsenalin dhe Liverpoolin. Me Juventusin, ai fitoi titullin kampion në vitin 2012, ndërsa për një kohë të gjatë ishte zëvendës i legjendës italiane Gianluigi Buffon.

Reagimet nga bota e futbollit kanë qenë të shumta dhe prekëse. Juventusi e ka kujtuar si një profesionist shembullor dhe një njeri me vlera të rralla.

“Në një epokë të shënuar nga prania monumentale e Gigi Buffon-it, Manninger ka ditur të jetë gjithmonë gati sa herë është thirrur në lojë, duke u bërë një pikë referimi absolute për dhomën e zhveshjes dhe një garanci mes shtyllave”, ishte mesazhi i klubit bardhezi. “Sot i japim lamtumirën jo vetëm një sportisti të madh, por një njeriu me vlera të rralla: përulësi, përkushtim dhe seriozitet profesional jashtë të zakonshmes”.

Ndërsa ish-shoku i tij i skuadrës Giorgio Chiellini e cilësoi si një person me integritet dhe një shok të pazëvendësueshëm.

Një mesazh emocional ka ardhur edhe nga Buffon, i cili vlerësoi jo vetëm aftësitë sportive të Manninger, por edhe karakterin e tij të fortë dhe jetën e thjeshtë larg vëmendjes publike pas përfundimit të karrierës.

“Në një botë shpesh të përkulur dhe të nënshtruar, që ndjek shtypjen, karrierizmin dhe fitimet e lehta, ti ke mbrojtur gjithmonë lirinë tënde, duke ruajtur krenarinë e atij që e di çfarë do”, shkroi Buffon në rrjetet sociale. “Çdo fjalë është e tepërt. Çdo lot do të ishte vetëm një tjetër për humbjen e një miku dhe një personi që e kam admiruar gjithmonë. Ke zgjedhur të mbetesh i pavarur nga varësia e botës së futbollit, duke kërkuar lumturinë në gjërat e thjeshta: një jetë të shëndetshme në pyje, peshkim, natyrë, familje”.

Pas tërheqjes nga futbolli, Manninger kishte zgjedhur një jetë të qetë pranë familjes, larg zhurmës së mediave.

Next Post

Veliaj kallëzon penalisht kallëzuesit anonimë “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com