• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj kallëzon penalisht kallëzuesit anonimë “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”

by A R
17/04/2026 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zhvillim i fortë juridik dhe politik ka dalë në dritë pas depozitimit të një kallëzimi penal nga Erion Veliaj, i cili kërkon hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj tij.

Sipas kallëzimit, të depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, procedimi penal nr. 27/2024 është nisur mbi bazën e një dokumenti të nënshkruar nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili-sipas verifikimeve zyrtare- nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile.

Në thelb të kallëzimit qëndron pretendimi se nuk kemi të bëjmë me një kallëzim anonim, por me një simulim të një kallëzuesi real, të materializuar me emër dhe nënshkrim, me qëllim krijimin e një besueshmërie artificiale përpara organit të akuzës.

Sipas dokumentit, kjo përbën jo vetëm falsifikim, por edhe një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në mekanizmin e nisjes së ndjekjes penale, pasi mbi këtë bazë janë ndërmarrë veprime hetimore me pasoja konkrete juridike.

Një nga pikat më të forta të kallëzimit lidhet me standardin që vetë SPAK ka shpallur publikisht: vetëm kallëzimet që përmbushin kriteret formale dhe procedurale mund të regjistrohen si të tilla. Megjithatë, sipas kallëzimit, në këtë rast është vepruar në kundërshtim me këtë standard, duke ngritur në mënyrë artificiale në rangun e një kallëzimi penal të vlefshëm një dokument që nuk është paraqitur si kallëzim penal, ka formën e një informacioni dhe lidhet me një identitet të rremë,

Kjo, sipas Veliajt, ngre një pyetje të drejtpërdrejtë: “Pse vetëm në këtë rast është devijuar nga standardi që vetë SPAK ka shpallur?”

Kallëzimi evidenton gjithashtu ekzistencën e një materiali të dytë të ngjashëm, të lidhur me një tjetër identitet të pa verifikueshëm, “Nasta Pëllumbi”. Sipas argumentimit, kjo situatë ngre dyshime të forta për një burim të përbashkët, një autor të vetëm që përdor identitete të ndryshme ose një mekanizëm të strukturuar për krijimin e kallëzimeve artificiale,

Dokumenti thekson se çështja nuk ka vetëm dimension penal, por edhe institucional. Përdorimi i një identiteti të rremë për të vënë në lëvizje ndjekjen penale ndaj një funksionari të zgjedhur, sipas kallëzimit, prodhon pasoja që shkojnë përtej individit. Sipas tij, një ndërhyrje e tillë ka ndikuar në funksionimin e institucioneve publike, cenuar balancat e krijuara nga vota demokratike dhe kërkon hetim të plotë të qëllimeve dhe interesave që qëndrojnë pas saj.

Në përfundim, Veliaj kërkon regjistrimin e një procedimi penal për falsifikim dokumentesh, identifikimin e autorit real të dokumentit dhe hetimin e plotë të rrethanave që çuan në nisjen e procedimit penal ndaj tij.

Veliaj kallëzon penalisht “kallëzuesit” inekzistentë

Next Post
Tentativë grabitjeje që hapi “dosje” të reja për policinë, i mituri del i plagosur nga banesa që ushtrohej prostitucion në Tiranë

Tentativë grabitjeje që hapi “dosje” të reja për policinë, i mituri del i plagosur nga banesa që ushtrohej prostitucion në Tiranë

Comments 1

  1. Labo Zaimi says:
    6 months ago

    A thua ka bythë dhe bole, prokurorët e prokurorisë së Tiranës, të ndjekin një prokuror të SPAK-ut ?
    Mendoj që kjo nuk do të ndodhë kurrë.
    Në ndodhtë, atehere fillon drejtësia në këtë vënd.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com