• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata elektorale/ Plasin paditë

by A R
09/06/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
JAVANEWS/ Marrëveshja e sforcuar e 17-18 Majit mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, pasoi një periudhë qetësie të çuditshme dhe të paprecedentë në politikën shqiptare. Retorika e dhunës dhe rreziku për të shuar në zgjedhje pa opozitën i lanë vendin një periudhe ku duket se të gjiothë mbetën të kënaqur, përjashto ndonjë subjekt të vogël politik. Por, detajimi i marrëveshjes Rama-Basha, nxori në dritë pakënaqësitë tek aleati 4-vjeçar i PS, Lëvizja Socialiste për Integrim. Në fillim reagimet e saj u dukën më tepër si xhelozi, apo mungesë besimi për faktin se nuk ishin pjesë e tryezës që i dha zgjidhje krizës, dhe më pas siç rezulton, kjo forcë po e interpreton marrëveshjen si tentativë për të shpërbërë LSI-në. Pas marrëveshjes, kjo forcë u shpreh se u bë siç ata kishin propozuar: “qeveri besimi”, por nisja e efekteve nga ana e kësaj qeverie besimi që po largon zyrtarë që përfshihen në fushatë duket se e gjeti të papërgatitur partinë e akuzuar nga të mëdhenjtë si forca që bën trafik votash. Këtë e tha gjatë një takimi elektoral kryeministri Rama, edhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ndërkohë, kreu i PD Basha nuk ka kursyer tonet e ashpra në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndaj LSI-së dhe presidentit të zgjedhur. “SHPK-ja jote do të shpërbëhet”, i’u drejtua Basha presidentit të zgjedhur të cilin e quajti “tregtari i Vendikut”.
Qetësia e ditëve të para të fushatës tashmë i ka lënë vend tensioneve që vijnë nga deklaratat e forta dhe akuzat nga ana e LSI-së. largimi i disa zyrtarëve të emëruar prej saj në drejtori të rëndësishme për përfshirje në zgjedhje, nuk janë kapërdirë nga kjo forcë, aq sa kompromisin Rama-Basha që e kërkuan për 3 muajt e çadrës, tashmë e cilësojnë mjaft të rrezikshme për vendin.
Tashmë, nga retorika dhe akuzat, përplasjet kanë agravuar në një tjetër nivel, në përballje përballë ligjit. Në kulmin e tensioneve kanë nisur tashmë edhe sulmet me padi mes palëve. Vetëm gjatë ditës së sotme, janë iniciuar të paktën 3 padi. Administratori i njësisë nr.2 në Tiranë Elez Gjoza, i cili vjen si emërim i LSI, u kallëzua penalisht nga policia në prokurorinë e rrethit. Ai akuzohet për “korrupsion zgjedhor” pasi nga viti 2013 e në vijim, ka rregjistruar fiktivisht rreth 60-70 shtetas shqiptar, të cilët janë rregjistruar me të njëjtin kod banimi në banesën në pronësi të tij. Gjoza dhe Luan ranma shpërthyen në akuza nga selia e LSI. Administratori deklaroi se kjo çëështja i përket periudhës para 2013-ës dhe është mbyllur një herë. Ndëkorhë Luan Rama akuzoi drejtorin e policisë Çako se është peng i bandave të drogës. Pas kallëzimit nga policia, Gjoza paralajmëroi nga ana tjetër se edhe ai do t’i përgjigjet uniformave blu përmes një padie.
Ndërkohë, po sot, është iniciuar një tjetër padi, këtë herë nga ana e ish-ministres së PS Lindita Nikolla. Ai i’u drejtua Gjykatës ku ka paditur për “shpifje” kreun e LIBRA-s ben Blushi. Blushi e ka akuzuar në të shkuarën Nikollën për “korrupsion”, duke përfituar nga diplomat e studentëve. Por, këto nuk janë paditë e vetme gjatë fushatës. Dhjetëra zyrtarë të larguar nga detyra për përfshirje në fushatë dhe korrupsion zgjedhor, kanë nisur procedurat për të paditur firmosësit e këtyre urdhrave. Nëse në këtë fushatë incidentet e dhunshme kanë munguar deri tani, ndryshe nga zgjedshjet e shkuara, me siguri kjo do të mbahet mend si fushata e padive./JAVANEWS/Andi Malasi
Next Post
Brexit/ May nis procedurat për daljen nga BE pa pritur vendimin e Parlamentit

Theresa May i kërkon leje mbretëreshës të formojë qeverinë e re me unionistët irlandezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

June 8, 2026
E vërteta legjendës gjermane të bllokimit të BE

Ndoka: As Rama dhe as opozita nuk e prisnin këtë protestë!

June 8, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Dy opozitat e Shqipërisë

June 8, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë/ NATO rrëzon dronin që fluturonte mbi Letoni, një tjetër dron shpërthen në Moldavi

Lufta Rusi-Ukrainë/ NATO rrëzon dronin që fluturonte mbi Letoni, një tjetër dron shpërthen në Moldavi

June 8, 2026
Mesazhet e ditës së nëntë të tubimit/ Protestuesit stampojnë në pankarta ironinë e Ramës ndaj blogerëve (FOTO)

Mesazhet e ditës së nëntë të tubimit/ Protestuesit stampojnë në pankarta ironinë e Ramës ndaj blogerëve (FOTO)

June 8, 2026
“Reuters” transmeton live protestën për Zvërnecin, reagon Taulant Balla: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë

“Reuters” transmeton live protestën për Zvërnecin, reagon Taulant Balla: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë

June 8, 2026
Zogjtë e revolucionit, beteja për lidershipin dhe Berisha në prapaskenë

Zogjtë e revolucionit, beteja për lidershipin dhe Berisha në prapaskenë

June 8, 2026
Irani reagoi për Zvërnecin, Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Irani reagoi për Zvërnecin, Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

June 8, 2026
Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë më 26 qershor! Nis numërimi i votave për kandidatët, si po ndahen ulëset

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë më 26 qershor! Nis numërimi i votave për kandidatët, si po ndahen ulëset

June 8, 2026
“Mos guxo ta çosh në konflikt civil”/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë!

“Mos guxo ta çosh në konflikt civil”/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë!

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In