• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Fushata e PD ishte fyese’, gazetari: Imazhi iu dëmtua me aktet e dhunës së deputetëve dhe kontratën 6 mln dollarëshe!

by A R
13/05/2025 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Ardit Rada, në një intervistë për Report TV, duke komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit, tha se fakti që PS ka arritur këtë rezultat tregon se qytetarët kanë kërkuar stabilitet në vend. Sipas tij, fushata që bëri Berisha ishte “fyese” për qytetarët.

“Fakti që kemi këtë rezultat tregon se qytetarët kanë kërkuar stabilitet në vend, janë shkëputur nga debati politik i ditës. E kanë injoruar si të thuash atë shoën e akuzave dhe kundër akuzave dhe kanë besuar te premtimi i Ramës drejt BE. Nga ana tjetër, kemi parë fushatën e Berishës që ka qenë fyese për publikun se i hodhi gjithcka për gjithçka. Arriti deri atje sa premtoi se do të paguante kreditë e shtëpive që kishin marrë njerëzit. Ishte fyese dhe shqiptari i vitit 2025 është më inteligjent i ’98 që këta i thoshin hip në majë të tankut dhe merr ministrinë. Dy herë që i besuan ekonominë Berishës si president dhe kryeministër e panë se ça kolapsi e çoi vendin dhe çfarë borxhi e futi.”, u shpreh gazetari.

Sipas tij, rezultati i dobët në zgjedhje lidhet edhe me faktin se imazhi i PD u dobësua më shumë ditët e fundit me kontratën lobuese 6 mln dollarëshe në SHBA, por edhe dhunën e kandidatëve të tij duke filluar nga Bjedjon Nallbati në Korçë e Xhelal Mziu në Dibër.

“Imazhi i PD më pas gjatë ditëve të fundit të fushatës u dëmtua edhe nga aktet e dhunës të deputetëve të saj, Nallbati rrihte një shofer kamioni pa asnjë arsye, Mziu në Dibër bashkë me nipin rrihte një qytetar. Nga ana tjetër, për t’i vënë kapakun vajtën e rrahën edhe njëri-tjetrin në Elbasan. Të mos harrojmë edhe efektin e kontratës 6 mln lekë që Berisha ka hedhur në SHBA për hallin personal dhe jo për fitoren e PD. Kur i zoti i shtëpisë nuk kujdeset për suksesin e partisë por për veten e tij dhe hallet e familjes biologjike, do të kemi këtë reflektim.”, u shpreh Rada.

Ai tha se është tepër vonë që PD të ndërrojë lider, por shtoi se Berisha s’ka ndërmend të largohet. Sipas tij, partitë e reja duhet të bëhen bashkë dhe të formojnë një opozitë për të “injoruar” PD. Ai tha se me Berishën duhet të largohen edhe të gjithë besnikët e tij, pasi mendojnë, veprojnë dhe nxisin dhunë si ai.

“Nuk kam besuar te siguria e Ramës që thoshte se PD do të përfundojë më keq se viti ‘97 sa i përket mandateve. Kam parashikuar se do të mbante mandatet një ose dy më pak se Basha në 2021. Është tepër vonë që PD të ndërrojë lider për arsyen e vetme sepse ata njerëz që kishte brenda saj dhe që kishin ambicie për të drejtuar PD dhe një farë simpatie te votuesi ata tashmë janë shkëputur, kanë ndërtuar parti të reja ose janë larguar fare nga PD. I referohem personave që kanë marrë pjesë në garat e PD dhe janë përballur me farsën që ka krijuar Berisha. Në këto kushte mendoj se shërbimi më i madh që mund t’i bëjnë qytetarët opozitës është të ndërtojë në opozitë të re, sesi do ta bëjnë se di, qoftë përmes bashkimit të partive të vogla, por ndoshta edhe duke e injoruar PD dhe Berishën në zgjedhjet në zgjedhjet e ardhshme. Sepse Berisha mesa duket nuk ka në plan as të largohet nga partia.”, shtoi Rada.

Next Post
Berisha thyen heshtjen: Unë e kam fajin që populli shiti votat dhe Rama fali gjobat?!

Asgjë e re nga Sali Berisha: Fituam 82 mandate, por na i vodhën 30! Dhunuesit, killerat dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com