• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Furtuna verbale Sofje-Tiranë me fund të lumtur! Po kush e prishi gojën ndaj Perëndimit?!

by Ylli Pata
24/06/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Replika verbale ndërmjet Sofjes zyrtare dhe Tiranës, që u zhvillua sot nëpërmjet një qëndrimi zyrtar të Ministrisë së Jashtme dhe Edi Ramës-Kryeministrit të Shqipërisë, nuk ka pasur precendent dhe është vërtetë një zhvillim i fortë. I fortë, siç kanë qenë edhe fjalët, por që në fund u shoqëruan me një zhvillim mjaft të fortë, e të pritshëm, siç ishte votimi i Parlamentit të Bullgarisë për të mbështetur propozimin e Emanuel Macronit për heqjen e vetos ndaj Shkupit. Megjithë happy-end-in, kjo polemikë nuk se do të fashitet kollaj, pasi do të jetë pjesë e historikut të marrëhënieve mes dy vendeve.

Një gjuhë e fortë, duhet thënë edhe e ashpër: “Djema jeni një lëmsh i vërtetë, është një turp”, tha Edi Rama dje në Bruksel përpara reporterëve të medias bullgare. Një deklaratë që natyrisht që nuk ka qenë thjesht emocionale, po ç’rëndësi ka kjo. Në Tiranë, menjëherë është rikthyer çështja e etikës, e gjuhës, e mënyrës së të bërit politikë me ndërkombëtarët.

Besnik Mustafaj, ministry i jashtëm i PD-së, deklaroi dje se deklaratat e Edi Ramës i bëjnë dëm vendit, pasi një drejtues i shtetit duhet të jetë më i qetë dhe më etik. Është krejt normale, madje e shëndetshme që debati të hyjë në hullinë e etikës, edukatës, politiesës dhe diplomacisë së edukuar që duhet të  ndjekin përfaqësusit zyrtarë të politikës shqiptare. E mbani mend Federica Mogherinin? Është një politikane italiane e cila ka qenë zyrtarja më e lartë e Bashkimit Europian për marrëdhëniet me jashtë. Nga Tirana, e kanë akuzuar pa fre, si një politikane e lidhur me ekstremistët dhe një trafikante droge.

Nuk ka ndodhur shumë larg nga sot. Por nga tribunat politike dhe të paneleve të Tiranës. E akuzuan atëherë, por sot askush nuk flet me të. E akuzuan se mbrojti dhe mbështeti reformën në drejtësi dhe vettingun.Federicha, një studiuese 49 vjeçare dhe nënë e Marta-s dhe Caterina-s, sot është rektore e Kolegjit Europian, një institucion prestigjos i studimeve pas universitare në Bruksel. Padyshim të gjithë e mbajnë mend një grua tjetër, moshatare me Mogherinin. Është kroatja Romana Vlahuin. Gazetare e njohur, diplomate e studiuese, para pak vitesh shërbeu në Tiranë si ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë. Përkrahu fort vettingun dhe reformën në drejtësi. E akuzuan për imoralitet dhe korrupsion.

Totalisht pa asnjë fakt dhe asnjë akuzë ndaj zonjës Vlahutin nuk kishte bazë. Sot, kroatja e famshme është një zyrtare e lartë e BE-së, përkatësisht ambasadore në Shërbimin e Jashtëm të BE-së për konektivitetin. Me një fjalë ka shkuar në ngritje si kolegia e saj. Donald Lu, ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, sot një zyrtar i lartë i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në DASH. E sulmuan egërsisht për korrupsion, imoralitet e gjëra të tilla si kolegen e saj, ku gjuha ndaj tij u shfrenua jo vetëm në rrjete por nga zyrtarë tejet të lartë në Tiranë me fjalë nga më të rëndat. Luigi Soreca, prokuror i famshëm antimafia i Palermos, diplomat i Italisë dhe zyrtar i Komisionit Europian për Zgjerimin. Emërohet ambasador i BE në Shqipëri. E akuzuan për afera romantike, madje premtuan se do t’I nxirnin edhe video rozë. Sot, Dr Soreca është një zyrtar shumë i lartë në Bruksel.

Knut Fleckenstein, një politikan socialdemokrat nga Hamburgu, emër i njohur dhe i respektuar i socialdemokratëve gjermane. Ka qenë Raportues për Shqipërinë në Parlamentin gjerman. E akuzuan se vjen në Shqipëri, përkrah Edi Ramën se ka dashnore këtu. Një periudhë pas lënies së mandatit, Fleckenstein shërbeu edhe lobist i Shqipërisë për integrimet europiane, pasi kishte mundësi të lehtësonte kontaktet. U akuzua se po merr rrogë qyl në Tiranë, nga njerëz që rrogën se kanë marrë kurrë, pasi jetojnë në vila, vozisin Range Rovera dhe pushojnë në resorte e komplekse super të shtrenjta. Sot Knut Fleckenstein, i pensionuar nga politika aktive është thirrur nga kompani prestigjoze gjermane për të shërbyer si këshilltar dhe strategjist, në bordet e administrimit.

Ndaj të gjithë këtyre grave e burrave, që janë personalitete të njohura në vende të fuqishme botërore, aleate të Shqipërisë është prishur goja në maksimum dhe realisht ata që i shanë, i kanë bërë shumë dëm Shqipërisë. Kanë qenë njerëz jo dosido, madje edhe ministra apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë. Besnik Mustafaj mund të ketë të drejtë në kritikën e tij ndaj Edi Ramës që të moderojë fjalorin, madje sa më shumë të jenë që kritikojnë një kryeministër shumë mirë bëjnë. Por as zoti Mustafaj, e as kolegët e tij nuk thanë asnjë fjalë kur kolegët e tyre diplomatë super të nderuar e super prestigjozë i shanë si “hajdutë” e “prostitute”. Se realisht Edi Rama, vërtetë e ka gjuhën e fortë, por nuk jemi në sulmet poshtë brezit. Pse nuk foli atëherë zoti Mustafaj dhe shokët e tij, apo ashtu ishte një punë…

Next Post
Raportuesja në Parlamentin Evropian: Kur BE dështon, Putini përfiton

Raportuesja në Parlamentin Evropian: Kur BE dështon, Putini përfiton

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Mustafai sado qe eshte njeri me mend dhe i qete eshte produkt i Saliut si dhe shume te tjere .E si mund ta ngrinte zerin kunder liderit te vet qe e beri dhe minister te jashtem?

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

Hungaria i jep azil politik ish-ministrit polak të drejtësisë/ Akuzohet për shpërdorim detyre!

January 12, 2026
“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

“Do ketë zhvillime shumë interesante ju garantoj”/ Belind Këlliçi dy orë në SPAK, deputeti i PD: U thirra për çështje periferike

January 12, 2026
Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

January 12, 2026
Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

January 12, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Zbardhet sherr në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bënë për spital dy kushërinjtë

January 12, 2026
Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

January 12, 2026
Sa raketa kanë mbetur? Loja e frikës mes Teheranit dhe Tel Avivit

Sa raketa kanë mbetur? Loja e frikës mes Teheranit dhe Tel Avivit

January 12, 2026
Berisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

Berisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

January 12, 2026
Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

January 12, 2026
Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In