Një furgon pasagjerësh është përplasur me një makinë tip “Mercedes Benz” ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50 në Rrugën e Arbrit në aksin Fushë-Bulqizë-Shupenzë.
Si pasojë e përplasjes ka pasur dëme materiale, por nuk kanë pësuar lëndime pasagjerët.
Nga aksidenti është lënduar drejtuesi i furgonit me iniciale B.D., i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Dibër.
Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/a.r