• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuqizohet LSI-ja e Beratit, pas largimit të Nasip Naços, vjen Lefter Maliqi: Do fitoj 3 mandate!

by A R
03/03/2021 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lefter Maliqi ka bërë të ditur ditën e sotme se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë për LSI-në në Berat.

Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Facebook’, Maliqi shkruan se dhe kishte vendosur se do shkëputej nga protagonizmi në media ka zgjedhur që të rimarrë komunikimin e tij intensiv. Maliqi shkruan se i garanton qytetarëve se do të fitojë tyre mandate.

Postimi i plotë i Maliqit:

Vendimi im për pozicionimin politik në zgjedhjet e 25 prillit!

Të dashur miq!

Pasi ju bëra me dije që në Dhjetor 2020, që do të bëja një shkëputje nga protagonizmi im në media, derisa të vendosja pozicionimin tim politik zgjedhor, tashmë rimarr komunikimin tim intensiv me ju me një VENDIM.

Të gjithë ju që më njihni, e dini mirë historikun e kontributit tim politik, dhe vitet e mia në shërbimin tuaj kanë dominuar krah forcës së cilës unë i bashkohem në këto zgjedhje.

Mora një kohë relativisht të gjatë për të vendosur, (vetëm pazaret bëhen shpejt), sepse jetoj dhe punoj vetëm me një qëllim: T’ju shërbej juve, interesit publik, në veçanti elektoratit tim në qarkun e Beratit.

Koha ime më e madhe kalon pranë bashkëqytetarëve të mi në Berat dhe vendimi im është reflektim mbi dëshirën dhe mendimin e tyre.

Pakënaqësia e tyre dhe ajo e bashkëatdhetarëve të tyre në të gjithë vendin, është e madhe dhe në këto kushte, unë ndjej detyrimin për t’i dhënë shpresën për ndryshim, për të cilën kanë nevojë më 25 Prill.

Kam qenë, jam dhe do të jem zëri i tyre, opozitari i çdo Qeverie, sepse qëllimi im nuk është pushteti (ndryshe do kisha qëndruar me pushtetin kur kam pasur rastet), por është përfaqësimi dinjitoz i atyre që më votojnë me symbyllur.

Nga sot, unë zhvendosem me kohë të plotë pranë elektoratit tim në qarkun e Beratit, si Kordinator politik i fushatës për Bashkitë Kuçovë dhe Ura Vajgurore, për një fushatë që do ngjizë ndryshimin e madh, të cilin shqiptarët e kanë jetik.

Kam kërkuar që të jem në fund të listës, numri 7, për t’ju dëshmuar të gjithëve, se sa mbështetje gëzoj në qarkun e Beratit.

Ky është bast moral dhe publik!

Unë, Lefter Maliqi, rreshtohem krah partisë që ka kërkuar gjithmonë sistem dinjitoz zgjedhor dhe integrimin e vendit ne BE, këtu e shumë vite më parë, në sinkron të plotë me parimin tim dhe dëshiren e Shqiptareve.

Unë votohem dhe votoj, bashkë me ju, për LSI-në, dhe fitojmë 25 Prillin, me dhe për shqiptarët!

Ju garantoj se ekipi i LSI-së në Qarkun e Beratit do fitoj 3 mandate, dhe opozita e bashkuar do të kthehet me fitore!

/a.r

Next Post
Sinqeriteti tronditës i një interviste dhe disa SMS aferash, objekt hetimi për SPAK

Sinqeriteti tronditës i një interviste dhe disa SMS aferash, objekt hetimi për SPAK

Comments 1

  1. A says:
    5 years ago

    Fitore e sigurte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In