• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuqizimii grave, nderohen 6 “heroina të heshtura”

by Java News
30/10/2017 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë gra “heroina të heshtura” u vlerësuan me mirënjohje të veçantë gjatë përvjetorit të Ditës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Aktiviteti që i kushtohej barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave u organizua sot në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Ambasadën Suedeze në Shqipëri. Nga një sipërmarrëse që punon në zona rurale tek një ambientaliste që punon për të mbrojtur tokën, nga një viktimë e dhunës tek një avokate e të drejtave të grave, nga një diplomate tek një luftëtare e zjarrtë kundër drogës dhe krimit – këto gra kanë qenë modele të vërteta për t’u ndjekur në komunitetet e tyre. Çdo ditë ato kontribuojnë për një ndryshim pozitiv të komunitetit përreth tyre dhe prekin çështje që janë në zemër të debatit publik.

Në fjalën e tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati u shpreh se 72 vjet pas lindjes së organizatës dhe me më shumë se gjysmë trilion dollarë shpenzime, duket se shpëtimi nga ferri nuk mjafton më si justifikim, siç shprehej Dag Hammarskjöld në themelimin e saj. Ministri Bushati nënvizoi faktin se “respektimi i të drejtave të grave luan një rol vendimtar, jo thjesht për çështje numrash”.

Në këtë kuadër, vijoi ai, “Qeveria shqiptare ka ndërmarrë angazhime ligjore të rëndësishme për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar e bërë realitet barazinë gjinore, pasi përfshirja e tyre nuk është privilegj ndaj një grupi të shoqërisë, sepse gratë dhe vajzat nuk janë një grup i shoqërisë, por gjysma e saj”.

Për ministrin Bushati, mënyra si gratë e shohin botën ndryshojnë: “Ato fokusohen më shumë të njeriu sesa te letrat; te komuniteti sesa te shkresat e projektet; te zgjidhjet sesa te problemet. Përfshirja e grave dhe vajzave është pjesë organike e vizionit tonë për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Brian James Williams, Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara u shpreh: “Jemi mbledhur sot këtu për të vlerësuar me çmim gjashtë nga mijëra gratë e tjera që ditë pas dite po e shndërrojnë Shqipërinë në një shoqëri më të barabartë. Shembujt për t’u ndjekur, të të gjitha llojeve, janë shumë të rëndësishëm. Fuqizimi i grave – apo edhe i çdo grupi tjetër të margjinalizuar – nuk është një veprim i thjeshtë teknik, diçka që bëhet në zyrat e burokratëve, por është një akt trimërie – madje shpesh edhe një akt rezistence. Kjo kërkon që gjithkush të ngrihet e të thotë: “Mënyra me të cilën i kemi arritur gjërat këtu, në fakt, nuk ka qenë gjithmonë e drejtë”.

Në një video-mesazh të posaçëm, Ministrja e Punëve të Jashtme suedeze Margot Wallström, rikonfirmoi mbështetjen e Suedisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe zhvillimin e saj demokratik dhe ekonomik, dhe theksoi se “Së bashku me OKB-në, e me të gjithë ju, ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar të drejtat dhe përfaqësimin e grave në Shqipëri, si dhe t’u ofrojmë burimet e duhura të gjitha grave e vajzave anembanë botës”

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, të miratuara dy vjet më parë, e vendosën barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në zemër të Axhendës 2030. Fuqizimi i grave është një parakusht për ndryshimin e  trendit të sfidave kyçe të shekullit të 21-të, si varfëria, ndryshimet klimatike dhe pabarazia./a.m.

Next Post
Intervista/ Tahiri tregon jetën nën hetimin e drejtësisë: Disa gjëra do i thoja ndryshe nga Rama

Intervista/ Tahiri tregon jetën nën hetimin e drejtësisë: Disa gjëra do i thoja ndryshe nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

September 23, 2026
VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

September 23, 2026
VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

September 23, 2026
“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

“Ju deshën 5 muaj për të kthyer përgjigje!”- Xhafaj kritika në Komision kreut të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Institucioni më jo korrekt, s’njihni ende rolin e Kuvendit

September 23, 2026
Flakët përfshijnë një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

Flakët përfshijnë një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes

September 23, 2026
Nderimet shtetërore në funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç, kryeministri kroat kritikon ashpër Serbinë: Një fyerje ndaj viktimave!

Nderimet shtetërore në funeralin e “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç, kryeministri kroat kritikon ashpër Serbinë: Një fyerje ndaj viktimave!

September 23, 2026
Autoboti përplaset me urën në Elbasan, raportohet edhe për rrjedhje gazi, evakuohen banorët! Shkaqet ende të panjohura

Autoboti përplaset me urën në Elbasan, raportohet edhe për rrjedhje gazi, evakuohen banorët! Shkaqet ende të panjohura

September 23, 2026
Mbështetja publike e Swift për Harris jep efekte të pabesueshme, 400 mijë amerikanë regjistrohen për të votuar

Taylor Swift hyn në histori në Video Music Awards 2026, merr statujën e 31-të dhe vendos një rekord të ri

September 23, 2026
Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

Parashikimi i Superkompjuterit për Serie A: Interi favorit, Juventus në Champions, Milan dhe Napoli…

September 23, 2026
Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com