Pas flakëve në Llaman të Himarës, një tjetër vatër zjarri u shfaq sot (23 shtator) në Vlorë.
Një stan është përfshirë nga flakët në zonën e Akërnisë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse të Vlorës janë nisur me shpejtësi drejt vendngjarjes për të ndërhyrë dhe për të vendosur situatën nën kontroll.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zonat përreth.











