• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Funksionojnë si kartel për tregtinë e miellit”, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 4 kompani me 100 mijë euro

by Java News
25/12/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dy vitesh hetim dhe monitorim, Autoriteti Konkurrencës ka njoftuar gjobitjen e katër kompanive të miellit. Autoriteti është shprehur se këto kompani funksionojnë si kartel dhe fiksojnë çmimet në bashkëpunim me njëra – tjetrën dhe do të gjobiten me 100 mijë euro në total.

Por, ajo që bie në sy në këtë vendim është se gjoba jo vetëm vjen e vonuar, por është dhe ndjeshëm më e ulët se çfarë ishte parashikuar, pasi një vit më parë Autoriteti propozonte që kompanitë të penalizoheshin në vlerën e 5 milion eurove.

Hetimet për kompanitë e miellit filluan në 2020-ën dhe një vit më vonë, Autoriteti doli në konkluzionin se kishte sjellje të bashkërenduar mes kompanive duke fiksuar çmimet në import, por edhe në tregtim. Por, në mënyrë surprizuese në atë kohë nuk vendosi gjobë, pasi tre anëtarë të Autoritetit, ku ndër to përfshihej edhe kryetari aktual Denar Biba votuan kundër idesë. Gjoba ishte në vlerën 5 milion euro, por sipas anëtarëve që ishin kundër ata nuk kishin prova mjaftueshëm për ta vendosur dhe kështu kompanitë u falën. Në këtë mënyrë Autoriteti vendosi vetëm që t’i mbajë nën monitorim edhe një vit.

Vendimet e Autoritetit sollën reagime të ashpra nga radhët e opozitës, por edhe të mazhorancës, ku deputeti Erion Braçe faljen që iu bë kompanive një vit më parë e quajti një banalitet në favor të privatëve.

Institucioni gjithashtu ka qenë i paaftë për të mbajtur nën kontroll rritjen e pakontrolluar që i ka ndodhur çmimit të miellit në një vit, ndërsa vendosja e bashkërenduar e çmimeve sjell fitime marramendëse për këto kompani ashtu siç është procuar tashmë prej dy vitesh. Ndërkohë që Autoriteti ul masën e gjobës për këto kompani, qytetarët shqiptarë po paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë çmimin e bukës, nga 20 – 50 lekë më shumë, ndërsa edhe të gjitha nënproduktet e tij si byreku janë rritur në mbarë vendin./ Top Channel

 

 

Next Post
Historia e emigrantit që u arrestua në Tiranë si hajdut në xhami, algjeriani fiton lirinë: U futa për të fjetur

Historia e emigrantit që u arrestua në Tiranë si hajdut në xhami, algjeriani fiton lirinë: U futa për të fjetur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri pas mesnate te Casa Italia, një i plagosur rëndë

Humb jetën pas një sherri 69-vjeçari në Roskovec, i pranishëm edhe i biri! Dinamika e ngjarjes dhe çfarë dyshohet

August 6, 2026
Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë në Rrugën e Kombit shqiptari nga Kosova

August 6, 2026
Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

Përmirësohet situata nga zjarret në Mallakastër! Mbeten aktive 10 vatra nga veriu në jug

August 6, 2026
“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

“Po shkoni në rrugë të gabuar”, Houthit kryejnë operacion ushtarak me qindra të vrarë

August 6, 2026
Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

Tmerr në Britani! Ish-kasapi copëtoi punonjësin e tij 55-vjeçar dhe e futi në një fuçi me çimento sepse mendonte se po i vidhte

August 6, 2026
“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

“Thika” pas shpine, Zelenski do takohet me Vuçiç në Beograd, ja qëllimi

August 6, 2026
Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

Vala e të nxehtit / Italia në alarm të kuq, rekorde temperaturash në Austri e Sllovaki, sfida edhe në Ballkan

August 6, 2026
“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

“Ta zgjidhim me referendum…”, Boçi zbulon planin e PD-së për të penguar uljen e numrit të bashkive

August 6, 2026
“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

“SHBA-ja të pranojë faktet”, kreu i parlamentit iranian: S’na duhet më teatër në diplomaci!

August 6, 2026
I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

I dënuar për kokainën e Frakullës, ekstradohet nga Kolumbia “kimisti” i laboratorit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com