• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundoset ‘Skënderbeu’, Korça qyteti ku u luajtën më shumë pazaret e basteve

by Java News
17/02/2018 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është vendi që luan më shumë baste sportive në një prej kompanive të njohura në botë, “SBObet”, që operon në Azi.  Kjo tregohet në raportin prej 93 faqesh, që Report Tv e ka siguruar të plotë, të Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinimit të organizatës europiane të futbollit UEFA.  Sipas raportit, rezulton se ka një fluks të pazakontë të basteve me përmasa botërore në kompaninë “SBObet”. Vendi ynë është i vetmi europian mes 10 të parëve që klikojnë faqen e internetit të kësaj kompanie.

Sikur të mos mjaftonte kjo, epiqendra e klikimeve është pikërisht qyteti i Korçës, që përfaqësohet nga ekipi i Skënderbeut dhe që tashmë është kërkuar një dënim prej 10 vitesh mospjesëmarrje nga Kupat e Europës dhe 1 milion euro gjobë. Në 33 nga 53 ndeshjet e dyshuara për trukim nga Skënderbeu, UEFA ka identifikuar se SBObet ka qenë kompania e parë e basteve që lëvizte koeficientat rreth ndeshjeve të manipuluara. Kjo tregon se ata që kanë akses ndaj njohurisë dhe manipulimit, janë në gjendje të vendosin baste nëpërmjet SBObet.

Një kërkim i Google Trends mbi SBObet tregon se si kjo kompani ka një prani shumë të madhe në Shqipëri, edhe pse është një kompani bastesh aziatike. Në fakt, Shqipëria është i vetmi shtet europian në listën e 10 vendeve që luajnë më shumë në SBObet, pasi vendet e tjera janë të gjithë aziatike. Është domethënëse se një kompani bastesh aziatike kërkohet me kaq frekuencë online në Shqipëri dhe në veçanti në qytetin e Skënderbeut. I vetmi shpjegim për këtë është se personat në Shqipëri mund të kalonin lehtësisht bastet e tyre nëpërmjet SBObet, i cili lejon për shuma më të mëdha të vendosen dhe fitohen.

Next Post
Basha takon autokratin Orban, denoncon autokracin në Shqipëri

Basha takon autokratin Orban, denoncon autokracin në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com