• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i tё ndjerit mirё nё BE

by Max Hoffmann
26/02/2016 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Max Hoffmann

Edhe kjo mungonte. Tani edhe Greqia tёrheq ambasadoren nga Vjena. Kriza e migracionit po shkatёrron BE. Tri gjёra duhet tё ndodhin tani, bёn thirrje Max Hoffmann.

1. Greqia duhet tё funksionojё

Greqia nuk ka faj pёr pozitёn e saj gjeografike, por qeveria greke pёr njё kohё shumё tё gjatё s’ka bёrё asgjё pёr t’i zbatuar marrёveshjet e arritura nё Bruksel. Qendrat e regjistrimit pёr refugjatёt („Hotspots“) me sa duket do tё ishin gati mё shpejt, nё rast se ato do tё ishin hartuar me njё printer 3D. Por qё refugjatёt tё lejohen thjeshtё tё kalojnё drejt Veriut, kjo nuk funksionon mё qёkurse shumё kufij nё Itinerarin Ballkanik tashmё janё mbyllur. Tani neglizhenca greke ndaj kёsaj ҁёshtjeje po ndёshkon vet Greqinё. Nё kёtё drejtim nuk ndihmon mё as dёshpёrimi i shprehur duke tёrhequr ambasadoren nё Vjenё. Kjo nuk ёshtё mё shumё se sa njё truk për tё tёrhequr vёmendjen e opinionit, me shpresë se ndokush mund ta simpatizojё kёtё veprim nё sfondin e veprimit tё njёanshёm tё austriakёve. Sidoqoftё nё disa ishuj grekё duket se ngadalё tani ka nisur tё funksionojё regjistrimi dhe pranimi i refugjatёve. Por pёr shumё partnerё tё BE-sё ka marrё fund koha e besimit. Pёr ta vlen tani vetёm kontrolli nё kufi.

2. Gjermania duhet tё bёhet mё e rreptё

Kancelarja gjermane prej muajsh pёrpiqet t’i bindё “partnerёt” europianё pёr njё ndarje tё drejtё tё refugjatёve nё BE. Krahas kontrollit tё kufijve tё jashtёm, pёr ta reduktuar numrin e refugjatve, kjo ёshtё pjesa e dytё qendrore e planit tё saj. Me kohё edhe vet pёrfaqёsuesit e vijёs sё fortё si Orbani i Hungarisё mund tё zbuten, ky ishte kalkulimi qё bёnte ajo. Por tani ajo nuk ka kohё. Qeveria gjermane duhet tё gjejё njё rrugё t’i bёjё bllokuesit pёrsёri tё aftё tё negociojnё. Dёrgimi i buqetave me lule nuk mjafton, por duhet qё tё merren masa tё dhimbshme. Ministri i Brendshёm de Maizière pёr DW tha, se ministria e tij “ёshtё e pёrgatitur pёr shumё masa”. Ndёr to mund tё bёjё pjesё edhe mbyllja e kufijve gjermanё. Kjo pёr fat tё keq do tё prekё kryesisht Greqinё dhe shumё migrantё. Por do t’u krijojё telashe edhe shteteve tё BE-sё, qё krizёn e shohin ende vetёm si njё problem gjerman. Presioni ndaj kundёrshtuesve duhet tё jetё mjaft i madh, nё mёnyrё qё arsyeja tё fitojё kundrejt politikёs populiste.

3. BE-ja tani pёr tani duhet tё heqё dorё nga Shengeni

Shengen do tё thotё, tё mund tё lёvizёsh pa kontrolle mes vendeve tё BE-sё dhe kjo ёshtё njё nga arritjet mё tё mёdha tё BE-sё. Ështё njё gjё fantastike, por pёr fat tё keq qё nuk mund tё ruhet, sё paku pёr kёtё kohё. Shumica e autoriteteve vazhdojnё tё jenё tё organizuara nё nivel kombёtar. Nёse douhet të pёrpunohen shpejt informacionet pёr tё porsaardhurit, nёse janё ata refugjatё apo migrantё ekonomikё, atёherё institucionet shtetёrore janё mё efektive se BE-ja. Veç kёsaj nё valёn aktuale tё njerёzve qё vijnё, janë vënë pika tё ndryshme kontrolli brenda BE-sё. Jo vetёm pёr t’i kthyer njerёzit, por edhe pёr tё pranuar ata qё vёrtetё kanё nevojё. Kufijtё kombёtarё janё tё pёrshtatshёm pёr kёtё. Sado tё bukura kanё qenё udhёtimet e shpenguara pa kontrolle vitet e shkuara, tani pёr tani ka marrё fund tё ndjerit mirё nё BE. Institucionet nё nivel europian nuk duhen mbivlerёsuar, unioni i shteteve ka nevojё pёr shtete tё fuqishme e nё radhё tё parё kooperuese, pёr ta pёrballuar kёtё krizё. Kooperimi mes vendeve anёtare tё BE-sё ёshtё ndёrkohё njё mall i rrallё./DW

Next Post

Pacolli synon Divjakën, ja resorti luksoz 3 mijë metra që do të ndërtojë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com