• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i Ballkanit të Hapur, zv/ministri i Jashtëm: Rama u tërhoq për shkak të krizës në veri të Kosovës

by Java News
05/07/2023 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri shqiptar, Rama, deklaroi mbylljen e Ballkanit të Hapur, një nismë që hapi debate të forta në Shqipëri, por edhe përplasje në marrëdhëniet me Kosovën.

Ai pohoi pak ditë më parë se kjo nismë lindi për të çuar përpara Procesin e Berlinit, dhe, sipas tij, ky mision është kryer. Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se “nuk mund të besojë se Rama e ka thënë një gjë të tillë”.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur reagime për këtë deklaratë. Përfundimin e Ballkanit të Hapur, Rama e kishte paralajmëruar që më 23 qershor, kur në një konferencë për media, deklaroi “ngrirje” të marrëdhënieve me Serbinë, për shkak të arrestimit të tre policëve të Kosovës.

Rama tha se nuk do të takohej dhe nuk do të fliste me presidentin e Serbisë, Vuçiç, për asgjë tjetër, veçse për këtë çështje, që i tensionoi më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Policët u liruan tre ditë më vonë. Nisma, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm maqedonas, Zoran Zaev.

Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, ndërsa asak nuk iu bashkuan  Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Ish zv/ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, tha për Radion Europa e Lirë se mbyllja e Ballkanit të Hapur erdhi si pasojë e zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës.

“Avancimet e bëra u tërhoqën përpara krizës në veri. Incidenti më i rëndë ishte arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës, që është thyerje e integritetit dhe është kujtesë e konfliktit të vitit ’99. Dhe, rrjedhimisht Rama mori vendimin që të kemi një platformë ku të mos jemi më vetëm gjashtë vendet duke diskutuar me njëra-tjetrën, duke gjykuar se në këtë moment ka nevojë për një arbitër që angazhohet për një projekt të përbashkët, fokusi do të jetë te Procesi i Berlinit”, deklaroi ai.

Next Post
Spaho për pretencën e dhënë nga Prokuroria: Po përpiqen të dënojnë denoncuesin

Spaho: Cliton ra në lojën e Ramës, qëllimi ishte t’i dërgohej një mesazh Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In