• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa e Kumbaros: Zbuloni mozaikët e fshehur të Durrësit!

by A R
03/03/2018 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A jeni kurioz për të parë mozaikët e rrallë apo të provoni vet sesi ndërtoheshin këto vepra arti dikur? Atëherë duhet të shkoni patjetër në Durrës! Kjo është ftesa që bën Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro teksa ka publikuar një video të veçantë nga vizita në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ku shihet sesi po punohet për të riprodhuar një nga mozaikët e rralle te qytetit te Durrësit, ai i hipokampit.

“Mozaiku i hipokampusit, ku është? Si është?

Doni të provoni si ndërtoheshin mozaikët e Durrësit?

Në Muzeu Arkeologjik Durrës, tryeza e Qazim Kertushes dhe Ivo Mojit eshte krijimtari dhe zbavitje që rikrijon mozaikun e fshehur nen toke.

Vizitoni muzeun dhe zbavituni !

#NdertoMozaikun

Mos e humbni keto dite procesin e krijimit,

Behuni bashkeautore te mozaikut!

#EjaNeMuze

#EdukimPermesKultures”, shkruan Kumbaro në Facebook.

Mozaiku i Hipokampit ndodhet në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit. Mozaiku në fjalë është zbuluar në vitin 1947 nga arkeologu Vangjel Toçi dhe pas konservimit të tij, ai ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë. Në fund të viteve ‘80, mozaiku është rihapur nga arkeologu Moikom Zeqo,  i cili ka kryer dokumentimin dhe mbulimin e tij.

Mozaiku ndodhet 2.5m nën trotuarin e rrugës Kasem Durrësi, me një sipërfaqje rreth 50m2.

Mozaiku është punuar me teknikën bardh e zi dhe paraqet katër skena me motive nga mitologjia  të punuar me gurë kubik të zinj në sfond të bardh. Hipokampi (kal deti me bisht peshku), erosi me delfin si dhe triton me krahë të hapur. Mozaiku ka zbukuruar dyshemenë e një godine luksoze të shek. i pas Krishtit.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, falë dokumentave arkivore dhe vizatimeve me detaje të mozaikut me Hipokamp (kal deti me bisht peshku), ka nisur punën për riprodhimin e mozaikut për ta ekspozuar në ambjentet e Muzeut Arkeologjik Durrës që vizitorët të njohin vlerat e këtij mozaiku.

Ky riprodhim po kryhet nga skulptori Qazim Kërtusha (restaurator pranë DRKK Durrës) dhe restauratori Ivo Moja.

Vendin se ku do të ekspozohet ky mozaik do të shqyrtohet për vendimmarrje në Komisionin Shtetëror të Muzeve.

Next Post
Moisiu ‘shuplakë’ PD-LSI: Jo politikë me informacionet sekrete, s’mund të deklasifikohen nga presidenti

"Deti"/ Moisiu: Meta nuk mund të shkojë kundër interesave të vendit, do ta japë autorizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In