• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deti”/ Moisiu: Meta nuk mund të shkojë kundër interesave të vendit, do ta japë autorizimin

by A R
03/03/2018 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ u ndal gjerësisht tek marrëdhëniet me grekët dhe marrëveshjen e re për detin.

Ai theksoi se ligji i luftës është një nga kontradiktat kryesore me Greqinë, ndërsa zgjidhjet gjysmake sipas tij kanë sjellë këto probleme dhe sot. Mes të tjerash ai gjatë intervistës tha se gjatë kohës që ai ishte në krye të shtetit shqiptar distanca mes Shqipërisë e Greqisë ishte 15 milje. “BalkanWeb” sjell më poshtë intervistën e moderatores Nisida Tufa me ish-presidentin Moisiu.

INTERVISTA
Ç’mund të na thoni në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë?

Historia ka ardhur në atë mënyrë që unë njoh nga afër disa gjëra në raporte me Shqipërinë që nga lufta e Dytë Botërore. Gjatë kohës që kam qenë presidenti, gjatë takimeve me krerët e shtetit grek ia kam treguar historinë tonë dhe u kam thënë se s’jemi armiq. S’mund të mbajë populli grek përgjegjësi për atë që ka bërë qeveria kukull greke e kohës gjatë regjimit të gjermanëve. Kur u zgjodha president, ende nuk ishte bërë ceremonia, më thonë se Karamanlis do të vinte në Tiranë. Gjatë takimit tonë po i shtjelloja se miku dhe shokun mund ta zgjedhësh, por jo fqinjin. Shprehje të cilën e kam bërë dhe në një konferencë.

Si trajtohej çështje e kufirit para ’90?
Po të lexoni librin e Ehdit Duram, ‘Brengat e Ballkanit’ ajo flet që disa ambasadorë kanë bërë një ndarje kufiri pa menduar që do sjellë shumë gjak në të ardhmen. Kufijtë u stabilizuan në 1913-ën, dhe më pas në 1922.

Po më pas çfarë ndodhi?
Ai kufi ka mbetur, por me problematika. Mbas çlirimit, dhe gjatë luftës ka pasur tentativa për të vënë në diskutim Viorio-Epirin. Zhvillimet treguan se gjërat s’mund të viheshin sipas interesit të njërës palë. Gjatë kohës së diktaturës në kufi në 1949 pati përplasje mes dy forcave, por nuk ishin konflikt dirket, por kundër pjesës kryengritëse. Atëherë është minuar kufiri dhe ka pasur probleme dhe shumë ngjarje më vonë, deri sa u morën masa për ta ç’minosur.Problem ka qenë kufiri detar.

A janë dy vende me pozita të barabarta Greqia dhe Shqipëria?
Këto janë gjëra që janë transferua. Zgjidhjet gjysmake krijojnë problematike. Pastaj kohë pas kohe dalin në sipërfaqe. Dalin problem si në detin Jon dhe Egje, që në tërësi ka rezerva hidrokarburesh, këtu lind interesi që secili do të marrë sa më shumë. Kjo krijoi problemin e ndarjes detare.

Pse nuk aplikohet distanca prej 12 mijeve detare?
Ne i kemi pasur në atë kohë 15 milje. Bëhet fjalë për zonat e hapura, që kemi në drejtim të Italisë, apo ne pjesën e hapur. Spekulohet dhe është për të ardhur keq dhe për të krijuar situata të qenë dhe të paqena.

Plotfuqishmëria për Bushatin. Pse është një çështje që po zgjat kaq shumë?
Sigurisht nuk hy dot në këto detaje pasi nuk i di mirë. Shtypi i jep të pjekura dhe të papjekura lajmet. Fakti që kërkohet plotfuqishmëri është e drejtë dhe e kryetarit të shtetit. Ne jemi shtet dhe duhet të veprojmë si shtet.

Në këtë kërkesë sa është forma dhe reale dhënia e autorizimit?
Nuk është se ka të drejtë mos t’ja japë. Por ka detyrë që të kërkojë disa gjera që ti qartësojë. Mbasi të bindet për këtë punë, ai e jep. Se besoj që s’do ta japë. Nuk mundet që një kryetar i shtet të shkojë kundër interesave të vendit.

Vija e kuqe a është Gjykata Kushtetuese?
Ka ikur koha kur çdo gjë zgjidhje nga njëshi. Janë pushtete të ndara.

A ja dhatë këtë sugjerim që po jepni këtu zotit meta në takim?
E quajta të drejtë kërkesën e tij. Ai na thirri dhe e quaj gjë pozitive. Konsultimin e quaj të mirë dhe jo që të veprosh me mendjen tënde. Dikur kur nuk kishte ligje për të qenë, vendimet i merrte pleqësia.
Jemi mësuar që të shohim

Rastin ‘Meçollari” si e keni parë?
Kjo është një gjë e çuditshme sepse unë e njoh personalisht Meçollarin, E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu është si ajo kënga; e bëjnë priftin me barë. Këtu ka ligje dhe institucione. E kam të vështirë të flas për këto punë. Do dëshiroja që të merreshim më pak me këto punë, me vogëlsira. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen./a.m.

Next Post
Forcat e Asad bashkohen me kurdët kundër ofensivës turke në Afrin

Forcat e Asad bashkohen me kurdët kundër ofensivës turke në Afrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In