Pranë Presidentit të Republikës ka mbërritur një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë për pezullimin e gjyqtarit Qani Hasa.
Kërkesa e firmosur nga ministri Nasip Naço bazohet në faktin se Hasa akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
“Jemi të vendosur për të mos përjashtuar askënd nga ligji” – ka thënë Naç.
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit, gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Qani Hasa dhe për prokurorin e Elbasanit, Pertef Asllani.
Të dy funksionarët e drejtësisë janë kallzuar nga ILDKPKI ndërsa hetimet janë në përfundim.









