• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fryma të çon në fund të garës, jo makina llogaritëse

by Skënder Minxhozi
23/09/2020 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Në fund të ditës është çeshtje fryme, jo hilesh. Të faktuara apo të pretenduara. Që të fitosh zgjedhjet parlamentare, duhet të bindësh shumicën e popullit që i drejtohet kutive. Dhe kur ndodh kjo, s’ka formulë që të të ndalë. Kaq e thjeshtë (por edhe e vështirë) është për opozitën në 25 prill të vitit të ardhshëm. Një aksiomë që vjen nga qindra procese elektorale brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku kanë fituar kauzat e jo llogaritë pas perdeve.

Kush kujton zgjedhjet e vitit 2013, do ta mbajë mend patjeter sesi ai proces elektoral u menaxhua dhe më pas u certifikua, për herë të parë dhe të fundit në historinë tonë politike, nga një Komision Qëndror Zgjedhjesh i përbërë i gjithi nga komisionerë të propozuar nga qeveria e kohës. Dhe me qeveri nënkuptohej Partia Demokratike, pasi LSI kishte ndërruar krah. Të mendosh sot, shtatë vjet më pas, se mund të votojmë fjala vjen, në pranverën e ardhshme, me një administratë zgjedhore të emëruar vetëm nga qeveria e Edi Ramës, do të thotë t’i vije zjarrin edhe një herë bulevardit qëndror të Tiranës, megjithë çka brenda. Në fund, edhe kjo rrethanë nuk e shpëtoi dot nga rënia Sali Berishën. Komisionerët e tij i dhanë dëftesën e fitores Edi Ramës!

Tjetër precedent që tregon se fitohet me frymë, e jo me numra: në vitin 2017 Lulzim Basha mori në tavolinë, në 17 maj, ministrat e brendshëm, të drejtësisë, të financave, të arsimit, të shëndetësisë, burgjet e disa institucione të tjera kyçe. PD u shtri brenda ditës në gjysmën e shtetit, por rezultati nuk ndryshoi. Madje kjo bashkëqeverisje prodhoi humbjen më të thellë të një opozite në historinë e pluralizmit shqiptar. Sepse Edi Rama fitoi i vetëm me partinë e tij kundër gjithë spektrit politik, duke vendosur një precedent të papritur dhe të paparashikuar.

Ndërsa në 2013 opozita kishte pas vetes frymën dhe entusiazmin e fitores, në 2017 fryma opozitare mungoi dhe inercia e qeverisjes fitoi garën.

Sot, shtatë vjet pas rotacionit të fundit të pushtetit, nebuloza e partive të opozitës është e zhurmshme, e shumtë në sigla dhe fytyra, por ende anemike dhe e ndrojtur në synimin e pushtetit. Endja kaq e gjatë pas formulës së koalicioneve dhe sherret hipokrite për listat e hapura (të cilat Basha i do faktikisht të mbyllura), na tregojnë se opozita mendon më shumë sesi do të justifikohet në rast humbjeje, sesa që t’i japë formë një vizioni dhe fryme që do të mbledhë pas vetes shqiptarët në kutitë e votimit.

Lulzim Basha ka frikë të fitojë. Edi Rama nuk ja lejon dot vetes të humbë. Kjo është dilema në të cilën në fund fare, mesa duket, do të fitojë kalkulimi, e jo programet që do të sjellin ndryshimin e vërtetë. Përtej taksës së sheshtë, të cilën Basha e predikon që nga zgjedhjet e shkuara, zhurma e mbetur politike e Tiranës rezervon vetëm sherre formulash zgjedhore, por jo debate thelbësore mbi politikat e drejtimit të shtetit. Ka shumë retorikë studiosh televizive me batuta e fyerje shpesh personale, por ka pak, shumë pak debat të qetë dhe me argumenta mes palëve, për ekonominë, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë e turizmin apo politikën e jashtme. Klaustrofobia e debatit politik, ashpërsia e akuzave dhe sharjeve shpesh vulgare, shoqëruar me kërcënimet e tipit “kur të vijmë ne në pushtet…”, pasqyrojnë të gjitha mungesë vizioni dhe vogëlsi mendjesh.

Gara elektorale ku kemi hyrë nuk ka lidhje me meskinitetin e llogaritarëve të vegjël partiakë. Ajo lidhet me madhështinë e liderëve politikë. Duhen mendje e kthjellët dhe mushkëri të forta për ta fituar këtë maratone, jo makinë llogaritëse.

Next Post
Goditi me grusht dhe kanosi me thikë të dashurën, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë: E kërcënonte se do i publikonte video intime

Plagoset me thikë një person në Durrës, shkon në spital me këmbët e veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In