• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fryma kombëtare e një ligjërimi politik

by Java News
28/06/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Feride PAPLEKA

Në këto vjet tranzicioni të gjatë e të lodhshëm, Shqipëria e ka ndier kërcënimin që i ka ardhur nga mungesa e një ideologjie kombëtare. Prandaj « Sfidat e Shqipërisë sot s’janë sfida socialiste apo demokrate, por sfida shqiptare, të vjetra e të reja, të të njëjtit atdhe, të të gjithëve pa dallim, në të njëjtin flamur kombëtar ». Në një moshë relativisht të re Edi Rama bëhet shprehës i një ideali që rri zgjuar te shqiptarët edhe si rezultat i fatit historik të mbushur me padrejtësi. Ky program është me të vërtetë një befasi e këtyre zgjedhjeve. Kryetari i partisë socialiste tha :« Fitorja është e Shqipërisë dhe merita është e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi » dhe ky përfundim merr vlera filozofike.

Ligjërimin e tij e përshkoi tej e ndanë fryma  e re kombëtare për ta ngritur këtë vend në lartësitë e ëndrrave të të parëve tanë dhe veçanërisht të rilindasve, sepse :  « Shqiptarët nuk zgjodhën për Shqipërinë që kemi, por për Shqipërinë që duam”. Shqiptarët me votimin e tyre treguan se dinë të bashkohen kur është fjala për atdheun, ata do të kenë zërin e tyre dhe do t’u dëgjohet ai zë, sepse në të mishërohen “Përpjekje shqiptare për çfarë duhet të bëjmë për ta bërë Shqipërinë më të mirë ». Kjo largpamësi dëshmon se përgjegjësia për të ndërtuar institucione të dobishme për shqiptarët është edhe një privilegj historik.

Sentenca « … të mos harrojmë se fytyrat tona janë të përhershme, por atdheu është i përjetshëm », jehon në zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Atë e përjetësojnë fjalët e një idealisti. Ajo shpreh një revolucion botëkuptimor në krahasim me pikëpamjet e këtyre kohëve të fundit. Në këtë dialog me shqiptarët, idetë  themelore të programit qeveritar, parashikojnë një pohim të vlerave më të mira të bashëkpunimit për një Shqipëri të zhvilluar. Me projekte kombëtare ai e ka kundërshtuar njëherë e përgjitmonë « pushtetin e partive » që përdoret për interesa jashtëkombatare : « Opozita dhe qeveria të jenë të bashkuara për interesat e Shqipërisë, në rrugën për në Europë ». Europa nuk është më një parullë, por një mundësi për të qenë një nga anëtarët e saj . Ajo  kërkon që të hyjmë në hapësirën e saj me vlerat tona kombëtare.

Çdo shqiptar që e ka dëgjuar Edi Ramën më 27 qershor, ka menduar me seriozitet se idetë e emancipuara të politikës shqiptare kanë arritur një lartësi të re. Lartësi të tjera e presin atë : zhvillime ekonomike, sociale, politike, morale, kulturore. Vetëm atëherë besimi i shqiptarëve do të forcohet në mënyrë të tillë që në të ardhmen cilado forcë që ta marrë pushtetin, do të vërë interesat e Shqipërisë përpara partive.

Ideja se « Ditet më të mira të Shqipërisë janë përpara nesh » dallohet nga një optimizëm realist, nga njëlloj qëndrimi që vështron anën pozitive të gjërave dhe fenomeneve. Ai është gjithashtu një lloj besimi se gjërat do të venë mbarë. Por ky optimizëm nga ana tjetër hedh idenë e fuqishme se Shqipëria do të jetë një vend i sigurt dhe i mundshëm për të jetuar në paqe e mbrothësi, me rregull dhe punë, me kulturë dhe kënaqësi, ashtu siç e ëndërronin të parët e këtij vendi, ashtu si shkruan edhe Naim Frashëri : « Lum kush të rronjë / ta shohë zonjë ».

Nëse mbahet gjallë fryma jonë kombëtare, ëndrra shqiptare do t’i afrohet ëndrrës europiane dhe do të ecë e sigurt përpara përmes sfidave të mëdha të kohëve të reja.

Me ligjërimin  e djeshëm, Edi Rama u shprehu mirënjohjen shqiptarëve për besimin që patën ata kur i dhanë votën. Besimi i tyre në vazhdimësinë e reformave të nisura dhe në vështrimin e ri të momentit historik me të cilin do të përballet Shqipëria, është një përgjegjësi e dyfishtë e tij dhe e qeverisë që do të drejtojë. Vullneti i tij për të bashkuar shqiptarët rreth një ideali kombëtar për zhvillim dhe emancipim është shpresëdhënës.

Next Post
UNICEF: Të investohet për të varfrit ose deri në 2030 mund të vdesin rreth 70 milionë fëmijë

UNICEF: Të investohet për të varfrit ose deri në 2030 mund të vdesin rreth 70 milionë fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve në Tiranë dhe rrethe

Policia e Shtetit: Nuk na u kërkua mbështetje për shoqërimin e Altin Ndocit në spitalin e Durrësit. Forcat Operacionale nisen drejt…

January 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor! Janë bërë si manjakë celularësh dhe spiunë jetësh private..

January 13, 2026
Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

Murrizi kritika të ashpra Belind Këlliçit: Deklarata e tij, psikozë komuniste! Ka disa padi mes tij dhe Bardhit

January 13, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

January 13, 2026
Vrasja e gjyqtarit, GJKKO: Goditje e rëndë dhe kërcënim serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit

U akuzua për korrupsion në zgjedhje/ GJKKO dënon me 1 vit burg babanë e ish-kandidates së PSD-së në Fier

January 13, 2026
Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

Rasti Veliaj dhe rasti Ndoci, dy standarde shoqërimi dhe një arratisje skandaloze

January 13, 2026
I jep fund beqarisë për herë të tretë, Blero kurorëzon martesën me partneren e tij

I jep fund beqarisë për herë të tretë, Blero kurorëzon martesën me partneren e tij

January 13, 2026
Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

Trump mesazh iranianëve: Vazhdoni protestoni! Vrasësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë

January 13, 2026
Spiropali në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s: Angazhim strategjik i Aleancës përballë sfidave të sigurisë

“Së shpejti në Kiev për të riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur”/ Spiropali dënon sulmet ruse në Ukrainë

January 13, 2026
Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In