• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

UNICEF: Të investohet për të varfrit ose deri në 2030 mund të vdesin rreth 70 milionë fëmijë

by A R
28/06/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një studimi të ri të UNICEF-it, investimet për fëmijët e varfër shpëtojnë më shumë jetë për çdo dollar të shpenzuar.

Në rast se bota nuk bën progres të shpejtë për pakësimin e vdekshmërisë foshnjore, deri në vitin 2030, pothuajse 70 milionë fëmijë do të vdesin para se të arrijnë moshën pesë vjeçare             

 Sipas një analize të re të UNICEF-it, investimi për shëndetin dhe mbijetesën e fëmijëve dhe komuniteteve më të privuara siguron më shumë vlerë për paratë, duke kursyer pothuajse dy herë më shumë jetë për çdo 1 milion dollarë amerikanë të shpenzuara si investime ekuivalente për grupet më pak të privuara.

Zvogëlimi i hendekut: Fuqia e investimit te fëmijët e varfër paraqet evidenca të reja detyruese që mbështesin një parashikim të UNICEF-it të bërë në vitin 2010: rezultatet më të mira të ndërhyrjeve që shpëtojnë jetë dhe me ndikim të madh shëndetësor kanë më shumë rëndësi sesa kostoja më e lartë e mbulimit të fëmijëve të varfër.

“Evidencat janë: Investimi te fëmijët e varfër nuk është vetëm një e drejtë në parim, por ajo është gjithashtu një e drejtë në praktikë, e cila shpëton më shumë jetë për çdo dollar të shpenzuar”, tha Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake. “Ky është lajm i rëndësishëm për qeveritë që të punojnë për t’i dhënë fund vdekjeve të parandalueshme të fëmijëve në një kohë kur çdo dollar ka vlerë. Investimi në mënyrë të barabartë në shëndetin e fëmijëve siguron gjithashtu të ardhmen dhe thyen ciklet ndër breza të varfërisë. Një fëmijë i shëndetshëm ka një mundësi më të mirë për të mësuar më shumë në shkollë dhe për të fituar më shumë si një i rritur.”

Në rast se progresi për pakësimin e vdekshmërisë së fëmijëve nuk përshpejtohet, deri në vitin 2030, pothuajse 70 milionë fëmijë do të vdesin para se të arrijnë moshën pesë vjeçare.

Nëpërmjet shqyrtimit të të dhënave të reja nga 51 vende ku ndodhin rreth 80 për qind e vdekjeve te të sapolindurit dhe fëmijët nën pesë vjeç, studimi tregon se përmirësimet në mbulimin e ndërhyrjeve që shpëtojnë jetë ndërmjet grupeve të varfra ndihmuan në uljen e vdekshmërisë foshnjore në këto vende pothuajse tre herë më shpejt se ndërmjet grupeve jo të varfra.

Ajo çfarë është më e rëndësishmja, studimi përdor të dhëna të reja dhe mjete modeluese për të demonstruar se ndërhyrjet për mbulimin e fëmijëve në grupet e varfra dëshmuan se ishin 1.8 herë më shumë me kosto efektive për sa u përket jetëve të shpëtuara.

Studimi përzgjodhi gjashtë ndërhyrje shëndetësore kryesore si tregues për të vlerësuar aksesin në ndërhyrjet me ndikim të madh në shëndetin e nënës, të sapolindurit dhe fëmijës: përdorimi i rrjetave të shtratit kundër insekticideve, fillimi i hershëm i ushqyerjes me gji, kujdesi para lindjes, vaksinimi i plotë, prania e një asistenti të kualifikuar gjatë lindjes, dhe kërkimi i kujdesit për fëmijët me diarre, temperaturë dhe pneumoni.

Në mënyrë specifike, studimi zbuloi se:

  • Aksesi në ndërhyrjet me ndikim të madh te shëndeti dhe ushqyerja është përmirësuar më vrullshëm ndërmjet grupeve të varfra në vitet e fundit, duke çuar në përmirësime thelbësore të barazisë.
  • Gjatë periudhës së studiuar, reduktimet absolute në normat e vdekshmërisë nën moshën pesë vjeçare të shoqëruara me këto ndryshime në mbulim ishin rreth tre herë më të shpejta ndërmjet grupeve të varfra krahasuar me grupet jo të varfra.
  • Duke qenë se normat e lindjes ishin më të larta ndërmjet të varfëve krahasuar me personat jo të varfër, pakësimi i normës së vdekshmërisë nën moshën pesë vjeçare në komunitetet e varfra rezultoi në 4.2 herë më shumë jetë të shpëtuara për çdo një milion njerëz.
  • Nga 1.1 milion jetë të shpëtuara në 51 vende, gjatë vitit të fundit të studiuar për secilin rreth 85 për qind ishin ndërmjet të varfërve.
  • Ndërkohë që investimi për frymë i nevojshëm për të përmirësuar mbulimin ndërmjet të varfërve është më i madh se ai i kërkuar për të arritur personat jo të varfër, këto investime shpëtojnë pothuajse dy herë më shumë jetë për 1 milion dollarë amerikanë të investuar si investime ekuivalente te personat jo të varfër.

Studimi liston Afganistanin, Bangladeshin dhe Malavin si disa nga vendet me norma të larta të vdekshmërisë nën moshën pesë vjeçare ku vëmendja ndaj personave më të privuar ka sjellë një ndryshim për fëmijët. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2015, vdekshmëria nën moshën pesë vjeçare u përgjysmua në Afganistan dhe u ul me 74 për qind në Bangladesh dhe Malavi.

Gjetjet vijnë në një pikë kritike, pasi qeveritë vazhdojnë punën e tyre drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që përcaktuan si synim që t’i jepnin fund të gjitha vdekjeve të parandalueshme ndërmjet të sapolindurve dhe fëmijëve nën moshën pesë vjeçare deri në vitin 2030. Investimi për shëndetin dhe mbijetesën e fëmijëve mund të mbështesë gjithashtu arritjen e objektivave të tjera të zhvillimit global, si dhe dhënien fund të varfërisë (OZHQ 1).

Ngushtimi i hendeqeve iu bën thirrje vendeve të marrin hapa praktike për të pakësuar pabarazitë, përfshirë: ndarjen e të dhënave për të identifikuar fëmijët e lënë pas; investimin më të madh në ndërhyrjet e provuara për të parandaluar dhe trajtuar faktorët vrasës më të mëdhenj të fëmijëve; forcimin e sistemeve shëndetësore për ta pasur kujdesin cilësor gjerësisht më të disponueshëm; risitë për të gjetur mënyra të reja për të arritur ata që nuk arrihen; dhe monitorimin e hendeqeve në barazi nëpërmjet anketimeve në familje dhe sistemeve kombëtare të informacionit.

a.ç

 

 

Next Post
Meta ndan 600 karta anëtarësie në Berat: LSI promotore e reformave të mëdha

Nga Kremlini dhe turqit te Gruevski dhe LSI, kush është lobisti misterioz, Zaikin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
Rama flet për “Corriere Della Sera”: Jemi vend me shumë fat! Turistët nuk kërkojnë vetëm detin, por edhe përvoja…

Rama: Eurodeputetë që erdhën në protestën e Tiranës, votuan pro rezolutës. Opozita iku për të dalë në fotoprotestë…

July 9, 2026
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim 5 persona

July 9, 2026
Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik, por siç i takon një lideri

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik, por siç i takon një lideri

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In