• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Frika nga Vettingu, 7 njerëzit e drejtësisë që u dorëhoqën (Emrat)

by A R
29/07/2017 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë zyrtarë të sistemit të drejtësisë kanë dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga detyrat e tyre para nisjes së zbatimit të vetingut. Burime nga Presidenca bënë me dije se pranë këtij institucioni janë dorëzuar dorëheqjet nga një prokuror, tre gjyqtarë dhe tre ndihmës e këshilltarë ligjorë.

Gjyqtari Ilir Celiku
Gjyqtari Ilir Celiku

Prokurori i vetëm i dorëhequr është Sulejman Tola, i Prokurorisë së Rrethit Krujë. Ai dha dorëheqjen nga detyra në fillim të vitit 2017, në momentin e dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit në ILDKPKI, duke qenë se për pak muaj dilte në pension. Ndërkohë, gjyqtarët janë: Ilir Çeliku i Gjykatës së Apelit Vlorë, Ilir Pashaj i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë.

Po kështu, gjatë kësaj kohe, nga Gjykata e Lartë kanë dhënë dorëheqjen edhe dy këshilltarët ligjorë: Eritan Shehu dhe Adnand Berdica, si dhe ndihmësja ligjore Etleva Sherifi. Bazuar në nenin 56 të ligjit të rivlerësimit, gjyqtarët dhe prokurorët mund të jepnin dorëheqjen brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit, afat i cili ka përfunduar.

Këta persona të dorëhequr u mendua se i shpëtonin vetingut, përfshirë edhe hetimit pasuror, profesional dhe të lidhjeve me krimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk qëndron, pasi nëse kanë kryer vepër penale me fshehjen apo mosdeklarimin e pasurisë së tyre, ata do të ndiqen penalisht.

Procedurat e vetingut kanë nisur ndërkohë për rreth 800 gjyqtarë e prokurorë, ndërsa dorëheqjet nuk lejohen më sipas ligjit. Të gjithë funksionarët e drejtësisë tashmë do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit pa të drejtë dorëheqjeje gjatë procesit. Ka qenë kjo pikë e ligjit të cilën Unioni i Gjyqtarëve e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që e drejta e dorëheqjes të jetë në çdo moment.

DOREHEQJET

Sulejman Tola, prokuror, Krujë

Ilir Çeliku, gjyqtar Apeli, Vlorë

Ilir Pashaj, gjyqtar, Elbasan

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Eritan Shehu, këshilltar ligjor, Gjykata e lartë

Adnand Berdica, këshilltare ligjore, Gjykata e Lartë

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore, Gjykata e Lartë

Next Post
Vijojnë aksionet antikanabis, në Pukë asgjësohen bimë në proces tharjeje

Asgjësohen 1750 bimë kanabis në Tepelenë, 2 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In