• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

by Os De
14/01/2026 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes për Zvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, është shprehur i bindur se kryedemokrati Sali Berisha nuk e rrëzon dot kryeministrin Edi Rama. 

Komentet, Shehi i bëri në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ku tha protestat e organizuara nga PD bëhen me militantë, për të treguar se kush e kontrollon opozitën. 

Shehi tha se pavarësisht se është i pranishëm në çdo protestë të opozitës, këto tubime nuk e kanë frymëzuar popullin e thjeshtë për të dal në shesh. 

Më tej Shehi shtoi se shpresonte më shumë te partitë e reja politike, sesa te Partia Demokratike, pasi sipas tij, ato sjellin një shpresë të re për Shqipërinë. 

“Protestat janë armë e demokracisë dhe opozitës. Këtu unë nuk shoh ndonjë të keqe. Mirëpo tani a është e mjaftueshme protesta? A janë të mjaftueshëm numrat e këtyre protestave? Nëse protestat bëhen për të treguar se kush kontrollon më shumë nga populli opozitar, kush ka më shumë fuqi organizative, kjo s’ka ndonjë dobi të madhe. Deri tani kështu ka qenë, sepse këtu deri tani në protesta dalin militantët. Protestë duhet të dalin qytetarët. 

Të ngrihet qyteti i Tiranës, nuk ka nevojë të vijnë me autobuza nga Saranda e Burreli. Nëse do të dilte 10% e qytetit të Tiranës në protesta, jam i sigurt se Rama do të vishte ato atletet e veta dhe do ja mbathte. Duhet ftuar dhe inspiruar qytetarët për të dalë në protestë. Ne si princip i mbështesim, jo vetëm protestat e Berishës, por edhe të këtyre grupeve të tjera. Dhe për të qenë të sinqertë, te këto të tjerët kemi më shumë shpresë. Te grupet e reja. Sepse përbëjnë një alternativë, përbëjnë një ndryshim. Sepse këtë treguan zgjedhjet e fundit. 

Që pavarësisht këtij ligji që ishte ndërtuar për të eleminuar grupet e reja politike dhe për të lënë në pushtet 2 njerëz të vetë, Ramën dhe Berishën, gjithsesi një pjesë e popullatës e çau këtë rrethim dhe votoi partitë e reja. Prandaj them që preferoj protestat e këtyre të tjerëve më shumë. Jo se s’kemi qenë edhe te protestat e PD-së, por nuk i bashkohemi të njëjtës linjë, të njëjtës politikë, të njëjtëve njerëz dhe të njëjtave fjalë, mbi të cilët rëndojnë dyshime shumë të mëdha për një bashkëpunim siç e bënë para zgjedhjeve për kodin zgjedhor. 

Prandaj ne do i mbështesim protestat, sepse ky është një regjim që kontrollon gjithë hapësirën politike shqiptare. Ka ardhur dita që ky regjim të shembet, jo për të mirë thjeshtë të opozitës dhe të vijnë disa të tjerë në pushtet, por në të mirë të Shqipërisë. Po pse kështu do vazhdojë kjo Shqipëria jonë? Ka ardhur dita që Edi Ramës dhe enturazhit të tij politik t’ja shkurtojmë ditët. Por unë nuk mendoj se Edi Rama rrëzohet me Berishë. Dhe prandaj unë propozoj që të kemi një trajektore të re politike. 

Të shkatërrojmë Kushtetutën Rama-Berisha të vitit 2008, sepse ka qenë vetë-vrasja e demokracisë së re të shqiptarëve. Ka prodhuar atë regjim thuajse monarkik brenda Shqipërisë. Të prishim këtë ligj zgjedhor që është servil ndaj kryetarit. Këtu nga një krah i merr vendimet Rama, nga krahu tjetër për opozitën i merr Berisha. 

Opozita duhet ta mbështesë drejtësinë, sepse ky është faktori më dinamik. Edhe më pozitiv për opozitën dhe moralin e shoqërisë shqiptare. E keqja po dënohet. Të paktën të paguajnë një pjesë, që të tremben. Ta dinë që nuk ka më të paprekshëm në Shqipëri. Prandaj opozita duhet të mbështesë drejtësinë dhe të vendosë lidhje me faktorin ndërkombëtar”, tha mes të tjerash Shehi. 

Next Post
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

September 6, 2026
Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

Infantino konfirmon kandidaturën për një tjetër mandat në krye të FIFA-s

September 6, 2026
Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

Hunter Biden nuk përjashton kandidimin për president në 2028: Mund të më duhet

September 6, 2026
SONDAZH| Rama politikani më i besueshëm në këtë fushatë, Metën s’e beson as 1% e qytetarëve

Rama për Ilir Metën: Ishte talent i madh politik, por pushteti e katandisi në personazh qesharak

September 6, 2026
Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

Solidaritet dhe mbështetje për banorët nepalezë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut

September 6, 2026
Zelensky ndërhyn pas shkëmbimit të zjarrit midis agjentëve në Kiev -

Zelensky takon Witkoff dhe Kushner në Kiev, vijojnë përpjekjet amerikane për paqen në Ukrainë

September 6, 2026
Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

Izraeli godet spitalin në Libanin jugor, ushtria pretendon se ishte qendër komande e Hezbollahut

September 6, 2026
Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Fier/ Flakët riaktivizohen në Peshtan, banori ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

September 6, 2026
Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

Mitsotakis: Shqipëria përparon drejt BE-së, por duhet të bëjë më shumë për minoritetin grek

September 6, 2026
Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

Dy persona të maskuar grabisin shtëpinë e influencers spanjolle, kamerat kapin bisedën në shqip

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com