• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Frika e një incidenti atomik në kufirin Gjermani-Belgjikë

by A R
22/12/2017 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nё Gjermani druhen nga rreziku prej njё centrali atomik tё diskutueshёm nё vendin fqinj Belgjikё. Nё qytetin e Ahenit janё duke u shpёrndarё tableta jodi pёr popullsinё nё rast rreziku.

Këto ditë anë e mbanë është i madh gëzimi për Krishtlindjet, por në qytetin e Ahenit pranë kufirit me Belgjkën duket se sivjet festa nuk po shijohet si duhet. Shumë qytetarë druajnë nga një katastrofë e mundshme atomike në reaktorin në Tihange të Belgjikës fiqnje. Qeveria e qytetit po shpërndan madje falas tableta me jod, për çdo eventualitet. Edhe studentja Andrea Haupt është furnizuar me këto tableta, që i mban gjithmonë me vete në rast nevoje. “I shoh këto tableta ҁdo ditë në kuletë dhe kam një ndjesi jo të mirë, kur mendoj, se ndoshta do të më duhet t’i përdor ndonjë ditë”, thotë ajo.

Tableta jodi për të gjithë qytetarët – në Gjermani ky është një aksion unikal. Por qyteti i Ahenit nuk mjaftohet vetem me këtë medikament. Ndërkohë qyteti ka ngritur edhe padi në gjykatën belge, në mënyrë që reaktori të mbyllet. E kjo nuk ka të bëjë me përhapje paniku.  “Eshtë fjala për një havari të mundshme me reaktorin dhe për këtë ne duhet të marrim masat më të mira të mundshme për mbrojtje nga katastrofa.”, thotë Markus Kremer, drejtues i grupit koordinues për shpërndarjen e tabletave të jodit në qytetin e Ahenit.

Tihange është 70 km nga Ahenit. Nuk mund ta imagjinoj, që këtu kaq pranë reaktorit jetojnë njerëzit, thotë studentija Andrea Haupt, e cila po të kishte qenë kaq pranë reaktorit do të ishte larguar nga ky vend.

Eshtë e padiskutueshme: Në kontejerët e reaktorit të Tihanges ka të çara. Disa herë ky bllok reaktorësh i centralit bërthamor është mbyllur për shkak të havarive. Edhe në Belgjikë kanë shpërndarë tableta jodi. Por Tihange dhe një central tjetër janë të sigurtë, mendon Autoriteti belg i Mbikqyrjes së Centraleve Atomike. Jan Bens nga autoriteti belg i Mbikqyrjes së Centraleve ATomike thotë, se kur nuk ka pasur siguri reaktori është hequr nga funksionimi. “Tani menaxhuesi ka vërtetuar sigurnë. E reaktorët mund të vihen sërish në punë”, sipas tij.

Edhe Belgjika ngjashëm si Gjermania ka vendosur nxjerrjen nga përdorimi të energjisë atomike deri në vitin 2025. Megjithatë ky afat nuk është i sigurtë nëse do të realizohet. Një strategji për furnizimin me energji në të ardhmen mungon. Në Tihange njerëzit që prej 40 vjetësh jetojnë me energjinë atomike dhe janë më të shpenguar se fqinjët e tyre gjermanë.

Ndërkohë që në Ahen duan të vazhdojnë të luftojnë kundër këtij reaktori të pasigurtë. Andrea ka ndihmuar, që të organizojë një zinxhir me nejrëz deri tek reaktori për të prostetuar. Dhjetra mijë vetë kanë marrë pjesë nga e gjithë zona kufitare. Shpresa e kundërshtarëve të energjisë atomike është, që protesta e tyre ta ndryshojë mendimin në Belgjikë. “Gjithnjë e më shumë po del në pah, që edhe belgët janë kundër. Në fillim kjo u paraqit me rezerva në mediet belge e asnjëherë nuk u raportua në mënyrë kritike. Por ndërkohë ka edhe informacione në Bergjikë, që e trajtojnë me kritikë problemin në Tihange”, thotë studentja Andrea duke marrë pjesë në një demonstratë. Aheni, është qyteti im, thotë Andrea. Ajo do të jetojë në këtë qytet edhe pasi të përfundojë studimet. Ajo dhe bashkëdemonstruesit me të duan ta vazhdojnë protestën derisa të mbyllet reaktori në Belgjikë, pavarësisht se sa mund të zgjasë kjo./DW/a.m.

Next Post
Atletico Madridi humb në La Liga

Atletico Madridi humb në La Liga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Maskara, hajdut! Si guxon të kërcënosh qytetarët?”, Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend

“Maskara, hajdut! Si guxon të kërcënosh qytetarët?”, Shehaj përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Malajn në Kuvend

June 11, 2026
“Më drejtoi armën dhe më kërcënoi”, çobani rrëfen çfarë ndodhte në stanin e Braçellarit

“Më drejtoi armën dhe më kërcënoi”, çobani rrëfen çfarë ndodhte në stanin e Braçellarit

June 11, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

June 11, 2026
Mbytja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, Sula paralajmëron masa: Gjoba, pezullim dhe mbyllje aktiviteti për shkelësit

Mbytja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, Sula paralajmëron masa: Gjoba, pezullim dhe mbyllje aktiviteti për shkelësit

June 11, 2026
Botërori 2026/ Bookmakers-at nxjerrin pretendentët për t’u shpallur kampionë

Botërori 2026/ Bookmakers-at nxjerrin pretendentët për t’u shpallur kampionë

June 11, 2026
Rekrutuan luftëtarë për në Siri, GJKKO: 14 të dënuar, në total 112 vite burg

Rekrutuan luftëtarë për në Siri, GJKKO: 14 të dënuar, në total 112 vite burg

June 11, 2026
Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

June 11, 2026
Heqja e “non gratës”, gënjeshtra e radhës e Sali Berishës nga tronditja e humbjes së monopolit opozitar

Heqja e “non gratës”, gënjeshtra e radhës e Sali Berishës nga tronditja e humbjes së monopolit opozitar

June 11, 2026
“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

“Do ta godasim Iranin sonte”, paralajmërimi i fortë i Trump

June 11, 2026
Ekspertja ngre alarmin: Ja pse protesta mund të ndikojë negativisht turizmin në Shqipëri

Ekspertja ngre alarmin: Ja pse protesta mund të ndikojë negativisht turizmin në Shqipëri

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In