• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Franca dhe Anglia për “finalen e ngushëllimit”! Deschamps luan ndeshjen e fundit në stol, Mbappe kërkon rekordin e Botërorit

by E B
17/07/2026 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca dhe Anglia do të përballen nesër në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës, e njohur si “finalja e vogël”, pasi të dyja ekipet u eliminuan në gjysmëfinale dhe humbën mundësinë për të luftuar për trofeun. Franca u mposht 2-0 nga Spanja, ndërsa Anglia u ndal nga Argjentina me rezultatin 2-1, duke parë t’i shuheshin ëndrrat, për të luajtur në finalen e madhe.

Për shumë futbollistë kjo sfidë nuk ka të njëjtën peshë emocionale si finalja, pasi objektivi i vetëm i madh për ekipet është fitimi i Kupës së Botës. Megjithatë, ndeshja për vendin e tretë mbetet një mundësi për ta mbyllur turneun me fitore dhe për të siguruar “medaljen e bronztë”.

Për Francën kjo ndeshje ka edhe një domethënie të veçantë. Do të jetë sfida e fundit e Didier Deschamps në stolin e “Les Bleus”, duke i dhënë fund një periudhe 14-vjeçare në krye të kombëtares. Gjatë drejtimit të tij, Franca fitoi Kupën e Botës në vitin 2018, luajti finalen e vitit 2022 dhe arriti tri gjysmëfinale radhazi në Botëror, duke u kthyer në një nga ekipet më të qëndrueshme të futbollit ndërkombëtar.

Edhe pse trajneri francez kishte shpresuar ta mbyllte aventurën me një tjetër titull botëror, lojtarët e tij kanë mundësinë t’i dhurojnë një fitore në ndeshjen e fundit në pankinën e Francës.

Një tjetër motivim i madh për francezët është Kylian Mbappe. Kapiteni i Francës ka realizuar tetë gola në këtë Botëror dhe plot 20 gola në historinë e pjesëmarrjeve të tij në Kupën e Botës. Ai vazhdon të jetë në garë për “Këpucën e Artë”.

Aktualisht, Lionel Messi kryeson renditjen e golashënuesve me tetë gola dhe katër asistime, të cilat shërbejnë si kriter përcaktues në rast barazimi. Messi mban gjithashtu rekordin historik me 21 gola në Kupën e Botës. Për Mbappen, ndeshja ndaj Anglisë përfaqëson mundësinë e fundit për të kaluar këtë shifër ose për t’iu afruar edhe më shumë rekordit.

Nga ana tjetër, Anglia pritet të bëjë ndryshime në formacion, me trajnerin Thomas Tuchel që mund t’u japë hapësirë futbollistëve që kanë luajtur më pak gjatë turneut. Edhe Franca pritet të ndjekë të njëjtën strategji, duke aktivizuar disa lojtarë rezervë pas lodhjes fizike të shkaktuar nga gjysmëfinalet.

Për futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta në këtë Botëror, “finalja e vogël” është një rast i rëndësishëm për të treguar vlerat e tyre dhe për të lënë një përshtypje pozitive para mbylljes së kompeticionit.

Përveç prestigjit sportiv dhe medaljes së bronztë, ndeshja ka edhe një vlerë financiare. Kombëtarja që do të përfundojë në vendin e tretë do të arkëtojë 29 milionë dollarë nga fondi i shpërblimeve të FIFA-s, ndërsa skuadra që renditet e katërta do të marrë 27 milionë dollarë. Diferenca prej 2 milionë dollarësh e bën këtë përballje të rëndësishme edhe nga ana ekonomike. Megjithatë, ky duket thjesht ngushëllim, pasi nuk aritën dot në finale.

Next Post
Sulmet amerikane godasin infrastrukturën energjetike të Iranit, Teherani u kërkon qytetarëve të ulin konsumin e energjisë

Sulmet amerikane godasin infrastrukturën energjetike të Iranit, Teherani u kërkon qytetarëve të ulin konsumin e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In