• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FOTOT/ Turizmi dimëror në Përmet

by A R
20/12/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmeti befason në çdo stinë për alternativat e shumta turistike. Edhe tani në stinën e dimrit, mund të udhëtosh drejt Përmetit dhe të argëtohesh me mundësitë e shumta që të ofron. Që nga shëtitjet në natyrë e deri te vizitat në veprat kulturore dhe historike.

Më i veçanti për turizmin natyror dhe aventuresk mbetet Parku Kombëtar “Bredhi iHotovës”. Parku kombëtar “Bredhi i Hotovës” mund të cilësohet pa asnjë dyshim si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore.

Me një shtrirje prej 1200 hektarësh, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë që ofron surpriza të këndshme në çdo stinë të vitit. Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri duke i rezistuar deri tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu.permet3

Vendodhja e parkut në një zonë ku pothuaj asnjëherë nuk ka patur probleme të sigurisë, ka bërë që ai t’i shpëtojë për mrekulli shfrytëzimit për lëndë drusore ndërtimi, apo për zjarr. Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët, numri i të cilëve ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarësisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll.

Në Bredhin e Hotovës nuk ka lokale prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është problem pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë.

perm2Duke qenë se është nën administrim nga një personel specialistësh të Ndërmarrjes Pyjore Përmet, në hyrje të parkut duhet të paguash një taksë prej 100 lekësh, njëlloj si në parkun e malit të Dajtit në periferi të Tiranës. Fshatrat në afërsi të parkut që mund të vizitohen janë Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve rilindas Frashëri.

Aty mund të vizitosh shtëpinë e tyre si dhe teqen e bektashinjve të Frashërit, e cila është rikonstruktuar vitet e fundit. Në afërsi të parkut ndodhen dhe fshatrat e Ogrenit, Hotovës, Borockës, Pagrisë, Kreshovës etj, ku mund të shijosh gatimet tradicionale dhe rakinë me famë të zonës së Përmetit.

Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit. perme7Në vende të caktuara mund të ndeshësh dhe dhinë e egër. Shpendët përfaqësohen nga grabitqarët e ditës dhe të natës si qyqja, kukuvajka, bufi, shqiponja,etj.

Parku në Përmet mund të vizitohet për turizëm natyror dhe kulturor meqë rreth tij shtrihen disa fshatra me një traditë kulturore të veçantë. Parku përveç tabelave sinjalistike në hyrje, ka të ndërtuar një portë hyrëse prej druri, që të bën të përftosh një ndjesi të veçantë nën peshën e dëborës së këtyre ditëve, por dhe në çdo stinë tjetër. Nën këtë portë kalojnë të gjitha automjetet për të vijuar më tej rrugën drejt destinacioneve  të tjera të Parkut.

E gjithë zona e Bredhit është shpallur Park Kombëtar me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave të vitit 1996 dhe prej këtij viti, çdo gjë që lidhet me mjedisin fizik dhe biologjik administrohet nga drejtoria e shërbimit pyjor të Përmetit.

Zona e Përmetit ka disa monumente të natyrës, të kultit dhe ato kulturore. permet4Ato nisin me

Grykën e Këlcyrës dhe kanionet e saj të mrekullueshme bashkë me ujëvarat, që rrjedhin në këmbët e Trebeshinës, për të vazhduar më tej me pasuritë gjeonatyrore veçanërisht me turizmin kulturor që ka si referencë dhe destinacion pikërisht disa nga monumentet e kulturës të kësaj treve të pasur shqiptare.

Aktualisht,  ka mangësi në  paketat turistike për këtë pellg gjeonatyror intrigues edhe për shkak të mungesës së agjencive turistike dhe fazës së ulët të strukturave të tilla në rajone turistike me më shumë përvojë si Saranda, Vlora, Gjirokastra etj.

Përmeti ka 26 monumente të kulturës të kategorisë së parë. Interes i zgjojnë vizitorit vlerat ndërtimore, arkitektonike dhe artistike të disa kishave si ajo e Shën Mërisë në Leuse, e shekulli i XVIII-të, e Shën Mërisë në Kosinë, kisha e Shën Parashqevisë në qytetin e Përmetit etj.

Nga ana tjetër, banesa interesante popullore me statusin e Monumentit të Kulturës mund të hasen e të vizitohen në Bual, Pavar, Corogunj apo me disa monumente të tjera si Ura e Katiut, një mrekulli e artit ndërtimor të gurit dhe Ura e Limarit mbi lumin e Zagories ndërtuar në kohën permet5e Ali Pashë Tepelenës.

Disa vlera të veçanta në këto guida turistike janë ikonostaset e mrekullueshme të kishës së Leusës, ku mjeshtëria e artit të gdhendjes së drurit ka kaluar në përsosmëri, krahas afreskeve me ikona shenjtorësh, plot ngjyra, art të vërtetë dhe mister.

Për specifikat e rajonit të Përmetit, fare mirë mund të hidheshin hapat e parë në zhvillimin e turizmit ekoturistik dhe më gjerë akoma, të turizmit alternativ ku një vend të qëndrueshëm mund të zinte turizmi kulturor. I njohur për traditën kulturore, të mikpritjes dhe nikoqirllëkut, banorët e kësaj treve mund të përfitonin edhe nga agroturizmi.

Tradita e gatimeve të njohura përmetare sikundër e prodhimit të reçelërave dhe glikove, e rakisë së njohur, kanë vendin e tyre në mozaikun e permeti6agroturizmit dhe në një optikë më të gjerë të turizmit alternativ sikurse edhe turizmi familjar.

Por gjithsesi, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe asaj bujqësore mbetet një parakusht i zhvillimeve të turizmit alternativ edhe në këtë pellg të Shqipërisë së Jugut, të mirënjohur për vlerat etnokulturore.

Jemi në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Përmeti është një destinacion ku kjo ditë festohet me shumë përkushtim. Drejt tij udhëtojnë turistë kurioz nga gjithë Shqipëria, por dhe të huaj e emigrantë të ardhur për festat. Përmeti përmbush të gjitha kushtet për të festuar Krishtlindjet në qytet apo fshatrat rreth tij./ATA/a.m.

Next Post
Lezha tejmbushet nga plehrat… Firmave pastruese u ka mbaruar kontrata, flet kryebashkiaku

Lezha tejmbushet nga plehrat... Firmave pastruese u ka mbaruar kontrata, flet kryebashkiaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In