Rike Roçi duket se nuk do t’i rikthehet ekranit. Pas pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing With The Stars”, ish-banorja e “Big Brother” është pyetur nëse do që të fillojë një emision në “Top Channel”. “Në të ardhmen mund të të shikojmë si gazetare përkrah Manushit te Procesi Sportiv?”- e ka pyetur një nga ndjekësit Riken në Instagram. Bukuroshja refuzon duke thënë se nuk është e interesuar për të punuar në Top. “Jo, nuk jetoj në Tiranë dhe nuk më intereson të punoj atje”, është shprehur Rike. /ma.me