Partia Socialiste e Tiranës ka festuar dje festat e fundvitit kur ishin të pranishëm disa prej deputetëve. Deputetja e Tiranes dhe koordinatorja kombetare per bashkeqeverisjen me qytetaret, Blerina Gjylameti, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Ogerta Manastirliu, Elona Gjebrea, Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj etj kanë marrë pjesë në festë por mungonte ish-kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri.
Ndonëse dje Tahiri doli fitimtar nga një betejë tjetër me drejtësinë duke rimarrë pasaportën dhe kartën e identitetit dhe duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë që e ndalonte të dilte jashtë shtetit, ai nuk e ka parë të arsyeshme të jetë mes socialistëve megjithëse udhëhoqi garën për PS-në në Tiranë.
Pas daljes së akuzave dhe përfshirjes, sipas prokurorisë, në dosjen Habilaj, kryeministri Edi Rama tha se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e grupit të PS dhe as e forumeve drejtuesve të Partisë Socialiste.
Dje ish-ministri Tahiri uroi festat e fundvitit pas daljes nga gjykata por nuk e përmendi më frazën se do të fliste së shpejti.
/BW/ma.me