• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Protestë në Prishtinë, kërkohet lirimi Haradinajt

by Java News
04/03/2017 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra qytetarë po marrin pjesë në protestën e organizuar në qendër të Prishtinës, me kërkesën për lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet franceze. Protesta është organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës parti është Haradinaj, ndërsa është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Në protestë për lirimin e Ramush Haradinajt po marrin pjesë edhe kryetari i Lëvizjes, Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me deputetin Rexhep Selimi, si dhe kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj me Jakup Krasniqin e deputetët e tjerë.

Nuk kanë munguar dhe deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, si Ganimete Musliu, Luljeta Veselaj, Safete Hadërgjonaj e Arben Gecaj. Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga policia franceze, në disa vende evropian ku ka qytetarë shqiptarë, është protestuar për lirimin e ish-kryeministrit.

Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si “një afat shtesë për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë”.

Pas shtyrjes së verdiktit për rastin Haradinaj, kanë reaguar institucionet dhe përfaqësuesit më të larta të Kosovës, presidenti, Qeveria, kryetari i Kuvendit, si dhe partitë politike në pushtet dhe opozitë. Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.
Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Next Post
Blushi ironizon Bashën: Një qeveri teknike e kemi, s’ka ç’na duhet një e dytë

Blushi ironizon Bashën: Një qeveri teknike e kemi, s'ka ç’na duhet një e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

Italia në “alarm të kuq” nga vala e të nxehtit, autoritetet lëshojnë paralajmërim urgjent

August 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 7 Gusht 2026

August 6, 2026

Pas afateve të tejkaluara, konflikti mes ortakëve e çoi koncesionin e Aeroportit të Vlorës drejt zgjidhjes së kontratës

August 6, 2026
Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

Fier/ Mbi 1 300 gjoba në një javë, 6 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 6 të proceduar penalisht

August 6, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kurti nuk propozon asnjë emër për kryetar të kuvendit, kërkon kohë për Presidentin e ri

August 6, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Policia- herë  si zot, herë si mallkim

August 6, 2026
Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

Grabitet një taksist në Lezhë, dy persona i zunë pritë dhe e dhunuan, detajet

August 6, 2026
Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

August 6, 2026
Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

August 6, 2026
Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

Një herë si klient, pastaj si grabitës? Çfarë dihet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com