Nëse do të kishit një fotografi familjare, sa pjesëtarë do të ishin në të? Kjo familje super e madhe në Kinë, është e përbërë nga 500 anëtarë. Atyre iu desh një dron në mënyrë që brenda fotos të dilnin të gjithë. Fisi i quajtur Ren shpenzoi 2 vite për t’u koordinuar të gjithë sëbashku në një ditë të vetme në mënyrë që të bënin foto në provincën Zheijang. Imazhet tregojnë njerëz të brezave të ndryshëm nga njëri cep i malit në malin tjetër. Në kët fis prej 500 pjesëtarësh të dinastisë Ren bëjnë pjesë të moshuar të brezave 25-31 të familjes.