• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT: Nxënësit e shkollave të Tiranës i bashkohen “Operacionit Kutia”, mijëra dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti

by Java News
19/12/2019 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Operacioni Kutia”, nisma më e fundit e Bashkisë së Tiranës për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është mirëpritur nga të vegjlit e kryeqytetit.

Qindra nxënës së klasave të ndryshme nuk kanë ngurruar t’i vijnë në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre që janë në nëvojë, duke përgatitur secili kutinë e tij të dhuratave.

Lodra, lapsa, fletore, libra, dhe artikuj të ndryshëm, të zgjedhur nga të vegjlit e Tiranës do t’u vijnë në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre në zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës, Thumanë, e Laç.

Ndërkohë që po vijon grumbullimi i kutive, për t’i dërguar më pas tek fëmijët e tjerë, do të vijojë edhe angazhimi i Bashkisë së Tiranës me “Operacionin Kutia”, pasi çdo ditë e më shumë, kësa nisme po i bashkohen nxënës nga të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Nisma “Operacioni Kutia” synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në mënyrë që edhe ata të gëzojnë për festat e fundvitit sikurse gjithë fëmijët e tjerë. Kryebashkiaku Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre. /e.s/

Next Post
Giuseppe Conte: Italia do të jetë në rresht të parë në konferencën e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

Giuseppe Conte: Italia do të jetë në rresht të parë në konferencën e donatorëve për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com