• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Njihuni me aktoren shqiptare që po shkëlqen në SHBA: Këtu ëndrrat bëhen realitet, por duhet të punosh shumë

by Java News
27/01/2022 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja shqiptare, Ema Uka, e cila jeton prej disa vitesh në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara, tani është një modele mjaft e suksesshme.

Ema, në një intervistë për Telegrafin, ka treguar se ajo ka debutuar si modele në vitin 2019, në Javën e Modës së Nju Jork ut, me prezantimin e veshjeve të brendeve “Temraza” dhe “A Humming Way”.

Ajo ka thënë se nuk ka shkuar në Amerikë për t’u bërë modele, por në botën e modelingut ka hyrë fare spontanisht.

“Mund të them që ka ndodhur spontanisht. Në Nju Jork unë fillimisht erdha si turiste dhe menjëherë rashë në dashuri me energjinë dhe mundësitë që ka ky vend.(…) Po ashtu, unë jam tip që e sfidoj veten dhe mendoj që Nju Jorku është vendi i duhur për këtë gjë”, është shprehur ajo.

Ema ta thënë se tani është pjesë e disa agjencioneve të modelingut në Nju Jork dhe se rrugëtimin e saj në botën e modës e kanë bërë më të lehtë njerëzit me të cilët bashkëpunon ajo.

“Kam qenë me fat që nga fillimi sepse kam bashkëpunuar me persona të duhur dhe kjo e ka bërë rrugëtimin tim si modele më të lehtë. Tashmë jam pjesë e disa agjencioneve të modelingut këtu në Nju Jork”, ka thënë ajo.

“Jam e kënaqur por normalisht, pres nga vetja të arrij edhe më shumë. Mund të them jam shumë afër asaj çfarë kam për synim në fushën profesionale si modele”, ka shtuar ajo.

Megjithkëtë, Ema ka thënë se paralelisht me modelingun do të merret edhe me aktrimin. Ajo ka treguar se së shpejti do të luajë në një serial televiziv, por nuk ka shpjeguar në mënyrë më të detajuar për këtë përvojë të re të saj.

“Shumë shpejt fansat do të kenë mundësi të më shohin në një serial, xhirimet e të cilit do të fillojnë së shpejti. Është krejtësisht diçka ndryshe nga ajo çfarë më kanë parë deri tani. Është projekt amerikan, xhirimet do mbahen në Florida. Kaq informacione mund të jap për momentin, por do ndaj me ju çdo gjë në rrjetet sociale”, ka thënë ajo.

Ema e ka cilësuar si eksperiencë shumë të bukur eksperiencën e saj në botën e modelingut në Amerikë. Ajo ka shfaqur shpresën se eksperienca e saj mund t’u shërbejë femrave shqiptare që ëndërrojnë të hyjnë në këtë botë.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe motivuese. Pa dyshim, është edhe moment krenarie për mua dhe shpresoj se sado pak kam qenë inspirim për femrat e tjera shqiptare që kanë ëndërr të prekin suksesin edhe jashtë vendit të tyre”, ka thënë ajo.

Ema ka thënë atë që thuhet prej kohësh për Amerikën, si një vend mundësish.

“Asgjë nuk është e vështirë në Amerikë nëse punon shumë, nëse ke ambicie dhe nëse krijon kontakte dhe raporte të mira me personat që punon. Duhet të jesh shumë e përkushtuar dhe e disiplinuar. Rekomandimet vlejnë shumë”, ka theksuar ajo./m.jfoto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

Next Post
Rekord i zi në Kosovë nga Covid/ Regjistrohen rreth 4 mijë raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë

Rekord i zi në Kosovë nga Covid/ Regjistrohen rreth 4 mijë raste të reja dhe 6 viktima në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In