• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nis shkolla verore për komunizmin dhe trashëgiminë komuniste në Shqipëri

by Java News
09/07/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla verore “Komunizmi dhe trashëgimia komuniste në Shqipëri” filloi sot në mjediset e Fakultetit të Histori-Filologjisë. Shkolla organizohet për të dytin vit radhazi nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Përgjatë një jave, në këtë kurs ndërdisiplinor, 60 pjesëmarrësit e shkollës, të përzgjedhur nga 330 aplikantë, do të ndjekin leksione për tema të ndryshme të së shkuarës totalitare, do të diskutojnë rreth dokumentarëve që do të shfaqen dhe do të dëgjojnë dëshmitë e ish-të përndjekurve. Qëllimi është që të përfshihen më tej profesionistët e ardhshëm, si historianë, gazetarë, avokatë dhe mësues, në një diskutim për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë regjimit totalitar dhe për mënyrën se si  mund të trajtohet trashëgimia e kësaj të kaluare.

Duke folur në ceremoninë hapëse të shkollës verore, zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, tha se vërente më kënaqësi që tani ka shumë institucione shqiptare që po merren me të kaluarën totalitare, duke veçuar Autoritetin për Hapjen e Dosjeve, universitetet, transmetuesin publik dhe disa shoqata të shoqërisë civile.

“Vetëm përmes një dialogu të sinqertë, të hapur, të mirëbalancuar e me respekt mundemi të zbulojmë e të kuptojmë më shumë të kaluarën komuniste, sikurse çdo aspekt tjetër të historisë. Është klishe që nëse harrojmë të kaluarën jemi të detyruar ta përsëritim, por ka një të vërtetë përbrenda. Shqipëria është zhvilluar në mënyrë të paimagjinueshme dhe shumë pozitive gjatë 2-3 dekadave, mirëpo kurrë nuk mundemi të arratisemi nga historia. Distanca nuk na mbron nga historia jonë. Historia jonë është e pranishme brenda nesh, brenda shoqërisë tonë, në mënyrë të përhershme. Mundësia jonë e vetme me këtë distancë është që fitojmë një perspektivë më të fortë. Kjo perspektivë për të kaluarën është arritja e vetme e mundshme, arratisja jo”, tha Wilton. “Kërkojmë jo një të vërtetë historike përfundimtare, por një dialog historik të vazhdueshëm, në kërkim të së vërtetës. Krejt shoqëria duhet të marrë pjesë në këtë dialog, por ky dialog ka nevojë të drejtohet nga profesionistët dhe këta janë historianët, shkrimtarët dhe gazetarët”, shtoi ai.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, tha se brezat duhet të njihen me të kaluarën dhe se është detyra e historianëve ta identifikojnë atë me objektivitet. “Kjo shkollë është një dritare për të thelluar më tej studimet për të pasqyruar realitetin historik ashtu si ka ndodhur”, tha ai.

Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Sabri Laçi, tha se historia ka nevojë të rishihet dhe të rishkruhet, pasi shumë gjëra të reja evidentohen çdo ditë nga kërkimet tona dhe të huaja. “Në këtë shkollë ju do të mësoni disa të vërteta dhe ne presim që ju, studiuesit e ardhshëm dhe të rinj, të zbuloni edhe më shumë të vërteta të historisë të kësaj periudhe të vështirë për t’u eksploruar”, tha Laçi.

Shkolla verore është pjesë e projektit disavjeçar të Prezencës së OSBE-së, që synon nxitjen e dialogut në shoqërinë shqiptare për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë regjimit totalitar në Shqipëri. /MA.ME

Next Post
“Fundosja”

“Fundosja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com